TIRANE- Pavarësisht mbledhjes së përbashkët mbrëmë të dy grupeve parlamentare dhe vendimit për mosbindje civile, deputetët e PD dhe LSI nuk janë të unifikuar në qëndrimin e tyre. Deputeti i LSI, Robert Bitri në një prononcim për Report Tv është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile. 

“Zoti Basha nuk është kryetar i partisë sime. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim”


Prononcimi i deputetit të LSI, Bitri

Të jeni më prezent ku rrëmbehen njerëzit në polici. Ju do i paguani taksat? (gazetarëve) Jam i gëzuar që do i paguani taksat e larta.

Prononcimi i Petrit Vasilit

Kurse kryetari i LZHK, Dashamir Shehi thotë se Parlamenti nuk do të bojkotohet, por do të vijojë për t’i dhënë frymë mosbindjes civile.

Parlamenti do të vijojë për t’i dhënë frymë mosbindjes civile. Mos pagimi i taksave? Kjo nuk është punë për ne, taksat janë për fukarenjtë...

Prononcimi i Dashamir Shehit

Opozita nuk ka një vendim për bojkot të komisioneve parlamentare, por nga deputetët e PD ishin vetëm dy, Halim Kosova dhe Rudina Hajdari, ndërsa të tjerët ishin në protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

“Patjetër që do të marr pjesë në mbledhje komisioni”

Prononcimi i deputetit të PD, Halim Kosova

Ndërkohë që të gjithë deputetët e LSI kanë vijuar normalisht punën në komisionet parlamentare të Kuvendit. Pas arrestimit të 23 personave për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit dhe 20 të tjerëve që janë në kërkim, krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD dhe Monika Kryemadhi e LSI deklaruan mbrëmë se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin.

Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format. Por duket se vendimi ka hasur në kundërshti brenda LSI, pas deklaratave të sotme të deputetit Robert Bitri.