Pritë furgonit në Vlorë sapo erdhi nga Italia, maskat grabisin 10 mijë euro, kapen dy nga autorët (VIDEO+Detaje)

VLORE-Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon në orët e para të ditës së sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit rreth orës 09:00 minuta.

Sipas burimeve të Report Tv autorët u kanë marrë pasagjerëve rreth 10 mijë euro. Furgoni i përkiste një agjencie që bënte linjën Firence-Vlorë nëpërmjet tragetit, ndërsa shoferi i tij është Dëfrim Balili.

Furgoni qe u grabit ne Vlore

Personat e grabitur sapo kishin mbërritur në Vlorë nga Italia. Shoferi sapo kishte parkuar pranë stadiumit, furgoni ka rënë pre e grabitjes. Autorët kanë vepruar me shpejtësi. Report Tv siguron pamjet e furgonit që u grabit.

Ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje, duke arrestuar dy nga autorët rreth një orë pas ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar dy armë kallashnikov dhe makinën me të cilën u larguan. Ata u arrestuan në fshatin Panaja, ndërsa në këtë zonë po kërkohen edhe dy personat e tjerë. Report Tv sjell pamjet nga zona ku po vijon operacioni i kërkimit për të kapur dy personat e tjerë.

Autorët e kanë bërë grabitjen me një makinë tip Benz, ndërsa te nënkalimi në Panaja kanë ndërruar makina duke u larguar me një Audi, të cilin sërish e kanë braktisur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen duke marrë në pyetje shoferin e furgonit dhe pasagjerët. Dyshimet e para janë se autorët ishin njohës të mirë të linjës, që bëhej 2-3 herë në javë ose kishte informacion të brendshëm.

Dy makinat që përdorën autorët e grabitjes

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 25/09/2018 10:28

    Bravo Policia Vlore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën