Dëshmia/ I moshuari bëhet tym: Si më grabitën 4 mijë euro brenda furgonit në Vlorë
I mërzitur dhe i kapur në befasi nga ajo që ndodhi, i moshuari që u grabit brenda furgonit në Vlorë tregon se autorët ishin 4 vetë, të armatosur dhe të maskuar. Ai thotë se i morën 4 mijë euro, por si ai u grabitën edhe pasagjerët e tjerë
Mes pasagjerëve të grabitur në furgonin e linjës Firence-Vlorë që erdhi me target mëngjesin e sotëm ishte edhe një i moshuar, i cili ka humbur 4 mijë euro. Ai ka rrëfyer se grabitësit ishin katër persona, dy të armatosur me kallashnikov dhe dy të tjerë me pistoleta, e njëkohësisht të maskuar. I moshuari thotë se kanë vepruar me shpejtësi, e pas grabitjes janë larguar me dy makina.
Sa veta ishin?
Ishin katër veta, dy me automatik, dy me kobure
Me maska ishin?
Po me maska
Ty sa lekë të morën?
4 mijë euro…Dëfrimi (shoferi) i kishte futur në xhep, sa të mi jepte mua ndërhynë ata dhe ia morën nga xhepi
Iu morën edhe personave të tjerë?
Të gjithëve çfarë kishim na i morën
Sa lekë kishin të tjerët?
Këtë nuk e di tamam
Pastaj me çfarë u larguan?
Hipën në makina, pamë dy makina me të cilat u larguan
Si ndodhi grabitja
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit rreth orës 09:00 minuta, sapo furgoni kishte parkuar për të zbritur pasagjerët. Autorët kanë mbërritur me dy makina dhe nën kërcënimin e armëve kanë zhvatur të gjitha të hollat që mbanin me vete pasagjerët e ardhur nga Italia me furgonin e linjës Firence-Vlorë.
Sipas burimeve të Report Tv autorët kanë rreth 10 mijë euro nga pasagjerët e furgonit që drejtohej nga Dëfrim Balili. Por vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre dhe ka mundur të arrestojë dy prej grabitësve
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor, 15:20
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor, 18:09
-
Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital
4 Gusht, 12:36
-
Kosovë/ Arrestohet 70-vjeçari serb, akuzohet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë vitit 1999
4 Mars, 19:46
-
Gjendet i pajetë në banesë 78-vjeçari në Durrës
21 Shkurt 2021, 17:32
-
Zbriti nga furgoni e po kalonte rrugën, i moshuari përplaset nga makina në Korçë
12 Janar 2021, 12:28
-
VIDEO-LAJM/ I moshuari shkon në ‘Air Albania’: Dua të bëj vaksinën anti-COVID, erdha bashkë me një shok!
12 Janar 2021, 11:58
-
E rëndë në Tiranë, të infektuarit me COVID i shpërthen bombola e oksigjenit në shtëpi
16 Nëntor 2020, 17:42
-
Video/ Burri me biçiklete niset për në punë në Vlorë, një grup qensh e sulmojnë
23 Tetor 2020, 08:27
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Furgoni i bardhë humb kontrollin dhe përmbyset (FOTO)
18 Korrik 2020, 21:15
-
Durrës, i moshuari gjendet i pajetë në breg të detit, dyshimet e para
14 Korrik 2020, 08:23
-
'S'denoncova se kisha frikën e ndonjë konflikti', e ëma e 9-vjeçares në Fier që mendohet se u abuzua seksualisht: 73-vjeçari nuk e ka prekur në vende intime
29 Prill 2020, 13:22
Ky popull grabitet nga i ashtuquajturi shtet dhe i oraganeve te tij plus edhe nga kriminelet!Ka me keq se kaq?se te grabitesh vetem nga kriminelet ordinjere do ishte gjysma e se keqes por grabitesh nga te gjitha anet!
Përgjigju