Rama uron presidentin Erdogan për suksesin e fitores

Rama uron presidentin Erdogan për suksesin e fitores

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Pas zgjedhjeve të mbajtura sot në Turqi, të cilat rezultuan të suksesshme për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, liderët botëror kanë uruar presidentin Erdogan për suksesin në këto zgjedhje, raporton Anadolu Agency. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes  një lidhje telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton AA. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Njësoj, sipas kësaj agjensie ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes një telefonate. 

Po ashtu Erdoganin e kanë uruar edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani. Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por bazuar në ato preliminare, Erdogan do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj