Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi vendimin e GJKKO-së dhe riktheu në detyrë Belinda Ballukun deri në shqyrtim të kërkesës së qeverisë nga GJK më 22 janar.

Berisha tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i dha kohë Ballukut për të falsifikuar e manipunuar provat që dëshmojnë vjedhjet e saj. Ndër të tjera ai thotë se pas këtij vendimi, nuk ka më asnjë pengesë për ministrat e Ramës për të vjedhur shqiptarët.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit pa u shqyrtuar ajo në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti, pas këtij vendimi, Edi Rama dhe ministrat nuk do të kenë më asnjë lloj kufizimi. Pas kësaj goditje shkatërrimtare që i dhanë akuzës, ata janë të qetë se akuza nuk do mund të ngrihet më kundër tyre që ti dëmtojë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha sulmon Salianjin: Nuk është demokrat ai që bën zhurmuesin në favor të Ramës! Nxjerr ‘blof’ Nokën: Nuk ka pasur urdhër për të firmosur për Shabanin