Rama viziton panairin e Punës në Sheshin ‘Skënderbej: Puna nuk vjen në shtëpi, kërkoni te bizneset 

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Ministria e Punës ka organizuar në sheshin ‘Skënderbej’ Panairin e përvitshëm të Punës, ku morën pjesë kompani dhe biznese të njohura në vend. 

Stendat u vizituan nga kryeministri Edi Rama i cili theksoi edhe njëherë tjetër se vende pune ka në ndërmarrjet private, por ajo që nevojitet është se puna duhet të kërkohet pranë Zyrave të Punës, të cilat bëjnë ndërlidhjen me bizneset. Pikërisht, objektivi i vendosur nga kreu i qeverisë për Zyrat e Punës është që deri në qershor të kenë punësuar 25 mijë të papunë. 

“Të vijnë të kërkojnë punë në privat, aty është puna. Kushdo që del nga ndihma ekonomike përfiton trajnim falas për formime profesionale. Në të gjitha ndërmarrjet ka vende pune, por puna nuk vjen në shtëpi, puna nuk është vetëm punë shteti.

Të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizje që shtyn drejt punësimit real në sektorin privat. Kur vjen puna te pagat, duhet të rriten, por duhet të rritet dhe që ekonomia të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë së bashku.

Këtu në këtë panair ka edhe paga të ulëta, por ka edhe paga mesatare e të larta. Ka banka që kërkojnë punonjës, kompani të mëdha që kërkojnë menaxher. Jemi në një situatë ku çelja e vendeve të punës është reale, por duhet të luftojmë të gjithë së bashku me një psikologji të rëndë të trashëguar me mirë me një punë shteti, në kafe me lekët e mamit dhe babit ose në Facebook t’i them kryeministrit “o legen na gjej punë”. 

Edi Rama, Kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen