Receta shëruese me petale trëndafili dhe uthull molle

Receta shëruese me petale trëndafili dhe uthull molle

Lule trëndafili

Trëndafilat dhe aroma e tyre janë adhuruar prej shekujsh. Me petalet e tyre mund të përgatisni shumë kura bukurie, gatimi dhe mjekësore.
Trëndafilat mund të mos jenë të ngrënshëm por ato ofrojnë një sërë vlerash shëndetsore.

Petalet e tyre kanë aftësi qetësuese, luftojnë inflamacionin, përmirësojnë humorin, i bëjnë mirë sistemit nervor, rivendosin ekuilibrat emocionalë e të tjerë.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup bimor të ëmbël dhe pak të thartë. Ky shurup është i shkëlqyer për shumë probleme të rrugëve të frymëmarrjes dhe acarimit të fytit.

Kura terapeutike e petaleve të trëndafilit
Në këtë kurë mund të përdorni petale të thara ose të freskëta.

Për përgatitjen e kurës ju nevojiten:
Trëndafila të freskët ose të tharë
Mjaltë
Uthull molle

Përgatitja
Ju udhëzojmë të mbushni më shumë se çerekun e kavanozit me petale trëndafili. Më pas hidhni mjaltin mbi to deri sa zbuten dhe të shkrihen me mjaltin.

Sasia e mjaltit të përdorur është e gjitha në varësi të ëmbëlsisë së dëshiruar të kurës.

Nëse kurën e dëshironi të ëmbël, atëherë mbusheni gjysmën e kavanozit me mjaltë. Më pas hidhni uthullën e mollës deri sa të mbushet i gjithë kavanozi.

Përzieni butësisht deri sa të largoni flluskat e ajrit dhe shtoni sërish uthull deri sa të gjithë përbërësit të zenë vend.

Mbulojeni kavanozin me një mbështjellëse plastike dhe më pas vendosni kapakun. Futeni kavanozin në një vend të freskët për dy deri në katër javë. Gjatë kësaj periudhe tundeni atë herë pas here.

Më pas kullojeni dhe futeni në frigorifer ku mund të qëndrojë për një vit.

Përdorimet e kurës së trëndafilit
Këtë kurë mund ta përdorni gjatë stinës së virozave, gripit dhe të ftohurës. Sa herë që keni kollë, bllokim të frymëmarrjes ose acarim të fytit, mund të hani nga një lugë.
Nëse jeni shtatzënë, lehonë ose merrni medikamente të caktuara, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit. AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur