"Zgjedhorja", Shoqëria Civile kërkesë komisionit: Dhurimet për partitë vetëm përmes bankës
Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi këtë të premte seanca dëgjimore me organizata të shoqërisë civile që operojnë në fushën e zgjedhjeve.
Komisioni i Reformës Zgjedhore
Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi këtë të premte seanca dëgjimore me organizata të shoqërisë civile që operojnë në fushën ezgjedhjeve.
Deputetët e Komisionit të Posacëm dëgjuan 12 propozime të Open Data Albania, prezantuar nga Aranita Brahaj.
Në kulmin e diskutimeve për financime e lobime, Brahaj kërkoi që të ndryshojnë rregullat ligjorë për donacionet.
"Dhurimet të bëhen vetëm përmes llogarive bankare. fushata të mëhershme sikurse edhe kjo e fundit, dhurimet në cash janë deri në 50% të totalit të fondeve jo publike të siguruara për fushatën.
Duhet informim në kohë reale mbi donacionet monetare të fushatës, edhe përpara datës së votimit. Duhet rregullim më efikas i rasteve të parashikuara si konflikt interesi për donatorët.
Përveç parashikimit për kontrata dhe fonde publike të parashikohej si konflikt interesi edhe rasti i përfitimeve nga programe të subvencionit publik; kreditimit të garantuar me fonde publike; përfitues në privatizime të aseteve publike; përfitues nga legalizime; përfitues nga programe publike në dobi të biznesit".
Aranita Brahaj
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve me deputetët, Brahaj tha se në zgjedhjet lokale, raportimi duhet të jetë individual për zonën zgjedhore.
"Të konsiderohet mundësia për raportim financiar edhe sipas degëve të partive politike në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe sipas shtabeve të kandidatëve për kryebashkiak, në rastin e zgjedhjeve lokale.
Ligji do të duhet të kërkojë raportim të saktë të shpenzimeve dhe kontraktorëve në raste kur ato janë subjekte të huaja.
Në secilin nga këto raste të kërkohet raportim me një format të veçantë të identitetit të kontraktonit; përkatësia e të drejtës tregtare që rregullon ekzistencën e këtij kontraktori; të dhëna financiare të kontratës dhe të dhëna objekti i kontratës".
Aranita Brahaj
Në përfundim të prezantimit, bashkëkryetarët e komisionit, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan nga përfaqësuesit e organizatave që rekomandimet e tyre ti paraqesin pranë sekretarisë së komisionit në mënyrë që të shqyrtohen në mbledhjet e radhës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator 2024, 11:37
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht 2024, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik 2024, 14:12
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik 2024, 08:39
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik 2024, 07:55
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik 2024, 22:36