Plazhet shqiptare dhe këtë vit pa roje, Report Tv sjell krahasimin e plazhit të Velipojës me të Ulqinit

Në Shqipëri së bashku me sezonin turistik janë shënuar edhe viktimat e para në bregdetin shqiptar, ndërkohë që çdo ditë pushuesit dhe turistët janë të rrezikuar nga mungesa e rojeve bregdetare.

Edhe në plazhin e Velipojës, në Bashkinë e Shkodrës, sezoni turistik ka hapur dyert për të mirëpritur turistët që në datën 19 maj. Bashkia e Shkodrës ka hartuar një plan masash për mbarëvatjen e këtij sezoni, ndërkohe që puna vijon edhe sot.

Por pavarësisht punës që po kryhet në Velipojë, pushuesit janë barometri matës më i mirë i situatës. Ato shprehen të kënaqur me përmirësimin e situatës së pastrimit, ndërkohë që pjesët e tjera lënë shumë për të dëshiruar, siç është shfrytëzimi i hapësirës publike, por në mënyrë të veçantë mungesa e rojeve bregdetare.

Për administratorin Kaci, shfrytëzimi i hapësirës publike është lënë pezull nga Ministria e Turizmit, ndërkohe që për rojet bregdetare shpresohet shumë në një bashkëpunim me Kryqin e Kuq shqiptar.

Vetëm 30 km larg Shkodrës, duket se Velipoja do të përballet sërish edhe gjatë këtij sezoni me problem te vjetra dhe të reja, ndërkohe që imazhi që i serviret pushuesve duket se edhe këtë verë do të jetë i ndërthurur mes frikës dhe pasigurisë, pasi vetëm për këtë pjesë askush nuk ka menduar siç duhet….

Report TV, ka udhëtuar vetëm pak kilometra larg kufirit shqiptar, në një tjetër plazh shqiptar, sic është ai i Ulqinit, dhe gjëja e parë me të cilën përballesh janë rregullat e specifikuara qartë për pushuesit e në mënyrë të vecantë për hyrjen në det.

Për të mos folur për kullat e vrojtimit dhe ruajtësit e bregdetit, të cilët I gjen kudo, në një distancë jo më shumë se 20 metra larg njera tjetra, ndërkohe që në cdo moment për të gjithë pushuesit është i vendosur edhe flamuri i sigurisë.

Por përvec rojeve bregdetare, vetëm pak kilometra larg plazheve të Shqipërisë, është i përcaktuar qartë edhe kufiri se deri ku është e lejuar tu future në det pushuesit në Adriatik

Lëmë pas plazhin e madh në Ulqin, për tiu drejtuar plazhit të Vogël, i vendosur në qëndër të qytetit, pranë kalasë së ulqinit. Edhe në këtë zonë e njëta panoramë, me plazhin publik të përcaktuar qartë, por edhe atë privat të harmonizuar njeri  me tjetrin, jo siç ndodh në Shqipëri kur privati ka pushtuar të gjithë hapësirën ranore të plazhit, duke mos lënë asnjë mundësi për pushuesit ditor apo turistët që vizitojnë plazhet Shqiptare, por detyrohen të paguajnë nga 5-7 mijë lek për një vend në plazh.

Kjo është tablloja që të ofrohet në një distancë jo më të madhe se 50 km në vijë ajrore, në kufij dhe në realitete të ndryshme edhe pse në dy vende shqipfolëse, por që edhe kulturën e turizmit e kanë të trashëguar siç duhet, me rregull dhe mundësi për të gjithë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dita: 11/06/2018 19:15

    Bashkite jane administratoret e territoreve qe duhet ta marrin seriozisht dhe te gjobiten per mos fuksionim te ruajtsve te plazhit. Por burokracite neper bashki jane normale. Duhen shkund se ndryshe vitin tjeter thone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV