Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në akset nacionale pa zinxhirë, përdorni gomat dimërore

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në akset nacionale pa zinxhirë, përdorni gomat dimërore

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacionin më të fundit lidhur me situatën në akset rrugore kryesore në vend, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave. ARRSH thekson se qarkullimi në akset nacionale bëhet pa zinxhirë, ndërsa në rrugët rurale lëvizja vështirësohet për shkak të trashësisë së dëborës dhe ngricave në rrugë. Gjithashtu, Autoriteti Rrugor rekomandon përdorimin e gomave dimërore.

Situata në të gjitha akset rrugore
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhirë në akset e mëposhtëm:

- Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj. 
- Volare-Erind-Çajup

Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si:
- Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.
-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac. 
- Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
- Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë - Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhirë. 
- Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir. Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtëme:
Të gjitha akset e meposhtem rekomandohen të qarkullohen me zinxhir.
-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm 
- Qafë Mali-Fierzë
- Qafë Lac -Koman
-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit 
- Ura Kukës-Krumë dhe Plepa - Kam
- Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm
- Bajram Curri - Tropojë - Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm 
- Në akset Peshkopi - Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
- Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. 
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir. 
- Akset Dajtit 
- Kruje - Sarisalltik
- Lunik - Stebleve

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë