Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Panariti në '45 minuta': Rama mori rol që nuk i takonte

Ish-ministri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka komentuar mbledhjen  e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Panariti tha se kryeministri Edi Rama mori një rol që nuk i takonte, pasi sipas tij, ky takim ishte në vazhdën e takimeve të tjera, dhe se ishte një moment për të parë bilancin e takimeve të mëparshme.

"Ne kishim një axhendë të përbashkët mes dy qeverive. Të shohim si do hiqen barrierat. Kjo ka qenë edhe qëllimi i takimeve. Ndodhemi para një situate shumë anormale, ku vihen përpara opinionit publik disa çështje që nuk i takojnë një takimi në Tiranë. Temat, shkonin tej mandatit të kryeministrave, si çështja e kufijve. Përqasje e rëndë, krahasuar me më herët. Foli për atribute që nuk i takojnë kryeministrin. rama mori një rol që nuk i takonte. Aty ishte në një takim që përfaqësonte qeverinë shqiptare. Ishte momenti për të parë bilancin e takimeve të mëparshme."-u shpreh Panariti.

Panariti foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ish-ministrit, korrigjimi i kufijve është ndryshim kufijsh.

Ka disa qëndrime të paqarta të faktorit ndërkombëtar. Gjermanët janë të konsoliduar.  Duam që Kosova të dalë nga ngërçi dhe të bëhet pjesë e unionit. Këtu ka disa gjëra që duhen diskutuar. Këtu përdoret një term i paqartë. Shkëmbimi i kufijve është korrektimi i kufijve. Ai është ndryshim kufijsh në thelb. Kjo minon strategjinë e BE-së, sepse krijohen ‘shtetet-komb’. Nëse hapet kjo histori, do hapet kutia e Pandorës për shkak të minoriteteve.

Edmond Panariti, deputet i LSI

Panariti komentoi edhe taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë.

“Jam kundër veprimit të Kosovës për një taksë 100%. Ishte e pamenduar dhe e pakonsultuar me ndërkombëtarët.”-u shpreh ai.

Ish-ministri i LSI-së, sot në opozitë u ndal edhe tek çështja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Panariti tha  se qeveria shqiptare po “nxiton” gjatë javë të fundit, ndërkohë përjashtoi opozitën nga përgjegjësitë. Sipas tij, opozita ka në dorë vetëm të drejtën e fjalës.

“Deri para 3-4 muajsh thanë që ishte e mbyllur çështja e negociatave, sot shohim nxitim. Sot u hodh një plan B që nëse ju nuk na bëni pjesë e BE-së, ne ja bashkohemi me njëri-tjetrin.  Ja që nuk qenka dhe aq formalitet. Mendoj se ka në lojë të tjera gjëra. Duhet dialog me opozitën. Ne jemi jashtë parlamentit. S’bëhemi dot garniturë e një procesi që nuk po na pyet. Po na ndjekin njerëzit, na kanë votuar. Nuk jam për ekstremizmin e problemeve, por kur ngërçi është i tillë nuk bën dot indiferentin. Detyrohesh që defakto t’a transmetosh edhe më tej. Kërkohet që qeveria të jetë tolerante ndaj opozitës. Kërkohet përfshirja e opozitës, se ajo ka vetëm fjalët, pushtetin e ka mazhoranca. Opozita s’mundet t’i bëjë vetëm fresk qeverisë.“-tha Panariti.

Lidhur me çështjen e shqiptarit të vrarë nga policia greke, Panariti tha se janë 3 vdekje në një hark shumë të shkurtër kohor, dhe shtoi se qeveria shqiptare duhet të thërriste ambasadoren greke për t’a pyetur.

“Ajo që unë mbështes është se ministria e Jashtme, duhet të kërkojë sqarim, nëse ka indicie se këto vrasje kanë qenë të pajustifikuara. Janë 3 vrasje, në harkun kohor shumë të shkurtër. Qeveria shqiptare duhet të thërriste ambasadoren greke për një shpjegim. Çështja e delimitit të ujërave territoriale, s’duhet nxitim. Çdo nxitim është me pasoja të rënda. Duhet të minohet. Diplomacia punon me shumë kujdes ndërkohë që një deklaratë e Kryeministrit hedh në ‘erë’ të gjithë punën. Politika e jashtme, s’është vetëm atribut i Ministrit të Jashtëm, por e qeverisë. Ministri dhe kryeministri duhet të jenë sinkron me njëri-tjetrin. Të dy janë zyrtarë të lartë. “-tha Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq