Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Olaf Scholz

Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj tyre.

Kështu u shpreh sot kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një konference të përbashkët me Denis Beçiroviç kryetar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, në Berlin.

Ai theksoi se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe se ne duhet të bëjmë diçka për të siguruar paqen në Evropë.

“Kjo luftë tregon se paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. Unë mirëpres që Bosnja dhe Hercegovina qëndron në solidaritet me Ukrainën dhe është shprehur qartë kundër agresionit rus. Shpresoj se mund të ndërmarrim hapa të përbashkët në këtë drejtim. Ne e dimë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk është diçka që mund ta marrim si të mirëqenë, dhe ne duhet të punojmë për të. Çdo përpjekje për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës është e papranueshme për ne. Ne mbështesim rolin kritik të Përfaqësuesit të Lartë në mbështetjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integritetit të këtij vendi. Përpjekjet e tij po ndihmojnë për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 dhe në këtë mënyrë të sigurojë paqen”, tha ai.

Më tej shtoi se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ishte shumë i vonuar dhe ky proces duhet të përshpejtohet.

“Gjermania po punon intensivisht për të siguruar që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një të ardhme në Bashkimin Evropian”, tha Scholz

Scholz tha se Gjermania do të vazhdojë të sigurojë një kontingjent ushtarak për EUFOR-ALTHEA, forcën shumëkombëshe për të mbështetur pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Dejtonit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Takimi i Ramës në Athinë, Mitsotakis: Rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia

Takimi i Ramës në Athinë, Mitsotakis: Rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia