Scholzi ia rikujton Vuçiçit Marrëveshjen e Ohrit
Presidenti Vuçiç dhe kancelari Scholz
Kancelari gjerman Olaf Scholzdhe presidenti serbAleksandar Vuçiq shkëmbyen çështjet më urgjente të hënën në një bisedë telefonike, konfirmuan të dyja palët. Siç tha zëdhënësi i qeverisë në Berlin, u diskutua për "gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe".
Në këtë bisedë, Scholz theksoi rëndësinë e dialogutndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe "forcoi mbështetjen e përhershme gjermane” për këtë dialog.
"Në të njëjtën kohë (kancelari) sqaroi obligimet serbe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha zëdhënësi i kancelarit Scholz.
Ankesat e Vuçiqit
Vuçiq deklaroi në Instagram se ai "informoi në detaje" kancelarin Scholz për "situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe".
"Theksova se në këtë rrugë jo gjithmonë të lehtë, ne kemi nevojë për ndihmën e partnerëve tanë, si Gjermania, dhe se ne llogarisim në mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian, si dhe stimuj konkretë që do t'i jepnin një vrull të ri vazhdimit të reformave, me energji të re për vendet kandidate në rrugën e BE-së”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë falënderoi Gjermaninë për "marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike” me Serbinë dhe në veçanti përmendi "potencialet investuese që janë hapur në kuadër të EXPO 2027”./ DW
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54