Skandali i diplomimit në Shqipëri, djali i Bossit: S’e dija, datëlindja është gabim

Skandali i diplomimit në Shqipëri, djali i Bossit: S’e dija, datëlindja është gabim

Renzo Bossi

ITALI- Renzo Bossi, i biri i themeluesit të Lega Nord gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet vendin fqinj kundër tij ka folur sërish për diplomën që ka marrë në Shqipëri në Universitetin privat Kristal, pa qenë asnjë ditë. Renzo Bossi, ndër të tjera po hetohet nga prokuroria për diplomën, pasi akuzohet se e ka paguar me fondet e partisë. Por në dëshminë e dhënë para prokurorit, që është zbardhur nga mediat italiane, Renzo Bossi është distancuar sërish nga diploma duke u shprehur se datëlindja që ishte shkruar ishte e gabuar.

“Dokumentet mbi diplomimin tim i kam parë vetëm pasi janë publikuar gjatë hetimit. Data e lindjes e shkruar në diplomë është e gabuar. Pas maturës kam folur me familjen duke shprehur vullnetin për të studiuar në Amerikë për të kompletuar studimet dhe për t’u kthyer e për të dhënë kontributin tim në parti, por më vonë hyra në Këshillin Rajonal, jetoja midis Legës dhe Këshillit dhe nuk kisha më kohë. Jepja një kontribut për partinë ” deklaroi ai para prokurorit Paolo Filipini.

Renzo Bossi rezulton se u regjistrua si student pranë këtij Universiteti në Shqipëri në vitin akademik 2007-2008, me numer amze 482, dhe është diplomuar për Menaxhim-Biznesi, dega Ekonomik në datën 8 Tetor të 2010. Nga verifikimi i hyrje-daljeve në Shqipëri duke u bazuar në sistemin TIMS të instaluar në të gjitha pikat kufitare në vend rezultoi se djali i Bossit nuk e ka prekur asnjëherë tokën shqiptare. Pra ai është pajisur me diplomë nga ‘Kristal’ pa qenë i pranishëm asnjëherë në auditorët e këtij universiteti.


Faksimile e lajmit ne mediat italiane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës