Sonte shfaqet ‘hëna e përgjakur’, paralajmërimi: Do të ketë lëkundje të fuqishme toke

Sonte shfaqet ‘hëna e përgjakur’, paralajmërimi: Do të ketë lëkundje të fuqishme toke

Eklipsi hënor

Mbrëmja e sotme do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të këtij shekulli. Në qiell do të shfaqet qartësisht fenomeni i njohur si “hëna e përgjakur”, pasi sateliti i vetëm natyror që ka Toka do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Menjëherë pas lajmit se do të ndodhë eklipsi më i gjatë shekullor filluan gjithashtu të shpërndahen edhe teori të ndryshem. “The Sun” shkruan se  e premtja do të sjellë më shumë se sa thjesht një fenomen natyror, por është një mesazh i fundit të botës, i gjendur edhe në Bibël.

Studiuesi modern i tërmeteve, Frank Hooferbeets ka paralajmëruar gjithashtu se “Hëna e përgjakur” do të shkaktojë lëkundje të fuqishme toke. Astrologët nga ana tjetër dalin me pretendimin se ky eklips i veçantë do ta tërheqë vëmendjen tek emocionet e njerëzve apo marrëdhëniet në çift dhe në familje.

Spektakli qiellor do të shihet nga të gjithë përveccse atyre që banojnë në Amerikën e Veriut. Prof O’Brien shpjegoi se njerëzit në Britani të Madhe do të “duhet të kenë një horizont të qartë jug-lindor kur Hëna të dalë” për ta parë atë. Me fat janë ata që jetojnë në Evropën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore pasi do të kenë pamjet më të mira të gjithë procesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
‘Hëna e përgjakur’ do të shihet edhe në Shqipëri, ja ora në të cilën fillon spektakli

Fenomeni i rrallë që do të shfaqet në qiell mbrëmjen e sotme do të shihet edhe në Shqipëri. Mbrëmja e 27 korrikut do të japë një spektakël të rrallë në qiell, teksa Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe “kërcënuese” për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Në vendin tonë i gjithë procesi do të nisë në orën 19:57. Në Shqipëri dielli perëndon në orën 20:02 dhe Hëna lind menjëherë me eklipsin. I gjithë eklipsi do të zgjasë 103 minuta dhe rreth 25 minuatat fundit saliteti i vetëm natyror që ka Toka do të shndërrohet në ngjyrë të kuqe.

Spektakli do të jetë i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut. Eklipsi tashmë do të fillojë gjatë kohës kur Hëna do të ngrihet mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!