Trafik droge me avionë nga Vlora në Itali, arrestohet shqiptari (EMRI+FOTO)
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në vendin fqinj me avionë në kuadër të hetimeve për një dosje të 2016
Feim Lamaj
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për trafik droge nga Shqipëria në vendin fqinj me avionë në kuadër të hetimeve për një dosje të 2016. I arrestuari është 34-vjeçari shqiptar Feim Lamaj. Ai u arrestua pas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata në Bolonja.
Sipas mediave italiane Lamaj së bashku me një shqiptar tjetër 23-vjeç u arrestuan pas një kontrolli rutinë, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 34-vjeçari ishte në kërkim. Nga kontrollet në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 1,660.00 euro, dy detektorë GPS, telefona celularë, pasaporta dhe disa dokumente të falsifikuara nga Lamaj.
Feim Lamaj është pjesë e një dosje të bujshme hetimore mes dy vendeve nisur në 2016 kur u sekuestruan 128 kg kanabis që ishte transportuar me avionë nga Shqipëria në Itali. Bëhet fjalë për operacionin "Fluturimi i lirë". Sipas hetimeve Lamaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë si dhe me familjen Ahmetaj kishin zhvilluar biznesin e drogës.
Operacioni në 2016
Mëngjesin e datës 24 gusht avioni i vogël i drejtuar nga Vilson Lamaj erdhi nga Italia dhe u ul pranë fshatit Xhelilaj në Sevaster të Vlorës, ku ngarkoi mbi 128 kg marijuanë. Policia italiane bllokoi pilotin gjatë uljes në Brindizi dhe lëndën narkotike.
Policia shqiptare në Vlorë arrestoi asokohe 6 persona të përfshirë në këtë trafik mes tyre edhe një punonjës policie; Niko Bruhamaj 45 vjeç, Fatos Bruhamaj 30 vjeç, Fadil Shahaj 53 vjeç, Igli Shahaj 22 vjeç, Sokol Lamaj 34 vjeç - banorë të fshatrave të Vlorës dhe Vladimir Zanaj shef i burimeve njerëzore në policinë e Vlorës.
Po asokohe në Itali u arrestuan 7 persona: Elizer Ahmetaj 27 vjeç, Xhesian Ahmetaj 21 vjeç, Arshi Ahmetaj 29 vjeç, Artjon Lamaj 29 vjeç, Kleo Lamaj 30 vjeç, Bukurosh Gëshilli 25 vjeç, dhe Virion Ymeraj 32 vjeç.

Arrestimet ne Itali dhe Vladimir Zanaj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela: Trump i lidhur me interesat e Moskës! Rusia e ka ëndërr Ukrainën, por i ndan feja! NATO ka shqetësim Trumpin, ndaj po forcohet ushtarakisht
31 Mars, 19:14
-
Ngjela për 'Studio Live': Isha i bindur që ekspertët amerikanë do riktheheshin në SPAK! SHBA ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, politika ta shfrytëzojë në maksimum
31 Mars, 18:59
-
Ngjela për Report Tv: Berisha punoi edhe me Lindjen e Mesme, do zbulohet! S’vjen dot në pushtet si ‘non grata’, pa ikur ai PD nuk fiton kurrë! Lacivita rrogtar, Rama të sigurt fitoren
31 Mars, 18:53
-
Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, 55- vjeçari shpallet në kërkim nga policia
31 Mars, 18:52
-
Kryeministrja Meloni: Pas kritikave, gjithnjë e më shumë mbështetje brenda BE për modelin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, ne kishim të drejtë
31 Mars, 18:48
-
Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin
31 Mars, 18:20
-
Dënimi i Marin Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta: Demokracia franceze po ekzekutohet
31 Mars, 18:10
-
Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani
31 Mars, 17:57
-
‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit, e ngacmon me VIDEO-mesazh e shkelje syri nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!
31 Mars, 17:52
-
Londra pret Samitin për Sigurinë Kufitare, kryeministri Starmer: Luftë trafikut të qenieve njerëzore! Ministri Hoxha: Bashkë me partnerët, goditje të krimit financiar dhe emigracionit të paligjshëm
31 Mars, 17:30
-
Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës
31 Mars, 16:56
-
Bum aplikimesh për kreditë për shtëpitë, në 2 muaj u morën 106 milionë euro! Dyfishohen kërkesat në euro
31 Mars, 16:55
KY DUKET SI vellai I TAULANTIT .U SA KEMI PER TE VUAJTUR !!
Përgjigju