'Trafikant, bixhozxhi dhe problematik'/Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin 'Babalen'

“Dëshmitari X”, apo Albert Veliu personazhi i përgjimit të publikuar nga PD është një personazh i njohur në qytetin e Vlorës. Ata e tregojnë “Babalen” si një person të përfshirë në trafiqe, problematik në qytetin e Vlorës dhe të zhytur në borxhe në shumë biznese në qytetin bregdetar.

Përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe tek qytetarët vlonjatë, të cilët i njohin edhe personazhet e përfshira në këtë debat.

Ata nuk shprehen të habitur për këtë situatë, por e cilësojnë gjithçka të inskenuar politiksht duke përdorur personazhe të dënuar për trafik droge për të sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Disa prej të intervistuarve, e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, Albert Veliu.

Teksa e cilësojnë si llumin e shoqërisë vlonjate, ka edhe nga ata që shprehen se Veliu u ka borxhe në bizneset e tyre dhe se ai njihet në qytetin e Vlorës si kontigjent kriminal.

Ai në ato linja ka qenë, ka qenë me kohë. Vetë është marrë me atë punë, ka bërë burg. Është dënuar në 2002, është dënuar në 2005.

Qytetar vlonjat

Është një njeri që është marrë me drogë, ka vjedhur, ka rënë në burg kaq herë. E provokova njëherë, thotë, këto janë fjalë rrugaçësh.

Qytetar  vlonjat

Këtë e ka bërë PD-ja, e ka futur në kurth. E njohim, si nuk e njohim.

Qytetar vlonjat

"Është kumarxhi", thotë një tjetër qytetar vlonjat.

E njoh që kalama. Njeri i rëndomtë, në të gjitha lokalet e Vlorës ka borxhe. Ashtu ka qenë, ashtu do mbetet dhe ashtu do vdesë ai.

Qytetar vlonjat

Këto nuk janë opinionet e vetme. Ka pasur edhe nga ata qytetarë që nuk e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, por në opinionin e tyre e cilësojnë të gjithë ngjasjen si të inskenuar për kredo politike.

l.q.
Komento

Komente

  • albi: 22/05/2018 16:24

    Mashtruesi ka kontaktuar me mashtruesin / trafikantin vllain e ministrit te brendshem. Ceshtja nuk eshte babalja por ministri vllai te cilit ben pazare me llumin. Ne asnje vend te Evropes nje minister nuk do te vazhdonte detyren por do te jepte doreheqjen .Vetem ne Shqiperi ndodh qe ministrat e rendit drejtojn drogen dhe trafikun.

    Përgjigju
  • Vlora: 22/05/2018 11:43

    Mashtrues ordiner ,me njeri te peshtire nuk e gjen dot ..

    Përgjigju
  • Babalja i Xhafajve: 21/05/2018 19:24

    Po pse o vllezer. Babalja do ish qytetar nderi apo nderi i stomatologjise. Ne ate llum jetonte dhe ne ata llumtire punonte dhe kerkonte ndere ministerore. Problemi nuk eshte babalja as vllai i babales Agroni. Problemi eshte vllai i te dyve Fatmiri

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 21/05/2018 19:07

    Me ardhjene e PD ne pushtet Bolja behet Minister i Brendshem.Ku do futen kamunistet e trafikantet e droges pastaj. Bolja asht rrefyer tek PD dhe i ka lare mekatet . Ai eshte qelibar figure e paster.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 21/05/2018 16:59

    Po mire keta qe me meren me kete Babolen, i bie te jene b*ole krejt.

    Përgjigju
  • Qazim Malleti: 21/05/2018 15:14

    Mer jahu ta morrim vesh do bojm krushqi me ket babalen apo do vertetohen lidhjet me Paaaaashain ! Jetojm ne demokraci dhe llogjikojm si ne moni zem

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 21/05/2018 19:01

      Krushqi beri salinjani dhe shqupi me ket bobolen.