Ekskluzive/'Babalja burim i pabesueshëm'! Prokurori Hajdarmataj dhe dy oficerët e SHISH nuk kryen shkelje, akuza mbyll hetimet

Ekskluzive/'Babalja burim i pabesueshëm'! Prokurori Hajdarmataj dhe dy oficerët e SHISH nuk kryen shkelje, akuza mbyll hetimet

Albert Veliu dhe Besim Hajdarmataj

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur të pushojë hetimet për njërën nga dosjet penale që mbiu në zyrat e prokurorëve, pas shpërthimit të skandalit “Babale”. Procedimi penal nr.8700/1 që bën fjalë për hetimet lidhur me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” nga ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe dy oficerëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, tashmë është pushuar. Kërkesa për pushimin e hetimeve ndaj tre funksionarëve të lartë, që ishin njerëzit e parë të cilët patën kontakt me Albert Veliun ose “Babalen”, është depozituar në gjykatën e Tiranës në fillim të muajit Qershor 2020.

Sipas dosjes hetimore prokurori Hajdarmataj dhe dy oficerët e SHISH, kanë qenë njerëzit që patën kontaktin e parë me “Babalen” e Vlorës, ku nga ky i fundit, u vunë në dijeni se Geron ose Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, drejtonte një grup kriminal në qytetin e Vlorës, ku aktiviteti i tij ishte trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Veprimet e prokurorit Hajdarmataj dhe dy oficerëve të SHISH,cilësohet si të ligjshme nga prokuroria e Tiranës, pasi siç thotë akuza me të drejtë si prokurori dhe dy oficerët kanë dashur të mësojmë mbi të vërtetën e informacioneve që u kishte dhënë Albert Veliu, më pas të fillonin ndjekjen penale për individët e dyshuar si të implikuar në trafikun e drogës.

Në vendimin e pushimit të hetimeve prokuroria thotë se:”...nuk është konsumuar asnjë nga elementët e figurës së veprës penale “Shpërdorim detyre”. Qëndrimet e dy institucioneve janë kryer në përputhje me ligjin dhe nuk kanë shkaktuar asnjë prej pasojave të parashikuara nga vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës...”. Më tej prokuroria jep të njëjtin pretendim për sa i përket hetimit për implikimin e punonjësve të policisë në aspektin e dhënies ndihmë Albert Veliut, për të kaluar kufirin dhe dalë nga territori Shqiptar. ”...nga tërësia e akteve penale nuk rezulton asnjë e dhënë që punonjës policie të kenë ndihmuar Albert Veliun për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, duke hyrë në territorin e Kosovës...”-thotë prokuroria.

Për inskenimin e skandalit “Babale”, Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Kallëzimit të rremë”. Gjithashtu gjykata vendosi të dënojë me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliun, personin kryesor në audio-përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike.

Momentalisht Veliu ka marrë azil politik në Belgjikë. Me dy vite burg u dënua Fredi Alizoti person i cili sipas prokurorisë ka bërë zërin e Agron Xhafajt, në audio-përgjimin  e PD. Më 6 muaj burg u dënua gazetari Jetmir Olldashi, dënim të cilin gjyqtari Artan Gjermeni vendosi t’ia konvertojë në 100 orë punë në shërbim të publikut.

Takimi kokë më kokë me Besim Hajdarmataj

Më tej në dosjen hetimore thuhet se Albert Veliu në datën 24 nëntor 2017 rreth orës 10:00 ka shkuar në zyrën Drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Ky takim është realizuar në vijim të komunikimit të një dite më parë midis tyre, ku shtetasi Albert Veliu i kishte parashtruar një rast trafiku droge që do të bëhej në ditët e ardhshme, duke pretenduar se kishte lidhje me personat që do të bënin trafikimin, të cilët, sipas tij, ishin punonjës policie si dhe vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Për shkak të këtij informacioni të pretenduar prej shtetasit Albert Veliu, shtetasi Besim Hajdarmataj ka mundësuar takimin e tij me dy punonjës të SHISH-it, të cilët mandej kanë vijuar me procedurat duke e pajisur atë me një pajisje përgjimi në formën e një pulti automjeti.

Udhëtimi drejt Vlorës për “Agronin” e “Ermalin”

Rreth orës 15:00-15:30, të 24 nëntorit 2017, punonjësit e SHISH-it dhe Abert Veliu kanë arritur në qytetin e Vlorës, ku ky i fundit u ka shpjeguar se me personat do të takohej te lokali “2 Palmat”. Pas rreth gjysmë ore, Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-IT me qëllim për t’u dhënë pajisjen përgjuese dhe në momentin e takimit, u ka thënë se kishte takuar një person me emrin Agron, por pa u thënë mbiemrin. Ai gjithashtu u ka thënë se nuk e kishte përfunduar bisedën për trafikimin e narkotikëve pasi kishte lënë një takim ditën e nesërme me një person të quajtur “Ermal” dhe për të kryer ndonjë regjistrim të mundshëm, punonjësit e SHISH-it i kanë lënë një tjetër mjet përgjimi të kamufluar si “usb”. Ndërkohë, që e kanë porositur që në momentin që do të merrte kontakt me “Ermalin”, t’i njoftonte për vendin dhe orën e takimit. Në datën 25 nëntor 2017, rreth orës së drekës, Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it dhe u ka kërkuar të shkonin në Vlorë. Pasi është takuar me ta në rrugën “Lungomare”, ai u ka shpjeguar se ishte takuar me “Ermalin”, por nuk kishte regjistruar bisedë me interes për çështjen, pasi kishte pasur edhe persona të tjerë në tavolinë.

Babalja oficerëve: Më jepni 100 mijë lek të ha drekë me Ermalin

Në vijim ai u ka kërkuar 10 mijë lekë të rinj për të ngrënë një drekë me “Ermalin” dhe aty të bënte edhe përgjimin e bisedës, por kjo kërkesë është refuzuar nga punonjësit e SHISH-it. Në vijim, Albert Veliu u ka kërkuar që të shkonin te vendet ku mbahej hashashi apo mjetet, kërkesë që i është plotësuar nga punonjësit e SHISH-it. Komunikimi i Albert Veliu me punonjësit e SHISHI-it ka vazhduar deri në datën 30 nëntor 2017 dhe në përfundim të të gjithë procedurës së kryer nuk rezultoi asnjë e dhënë inkriminuese. Verifikimet e kryera dokumentuan se personi me emrin “Agron”, që kishte takuar Albert Veliu, ishte pikërisht Agron Hyseni, të dhënat telefonike të të cilit tregojnë qartë se atë ditë, pra në 24 nëntor, ndodhej në qytetin e Vlorës, ndonëse është me banim në Tiranë. I gjithë regjistrimi i kryer nga Albert Veliu është asgjësuar nga punonjësit e SHISH-it, në zbatim të procedurave të përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Rrethanat e mësipërme rezultojnë nga deklarimet e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, konkretisht drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe dy oficerët e SHISH.

Dëshmia e Besim Hajdarmataj

Në shpjegimet e dhëna, prokurori Besim Hajdarmataj ka deklaruar se, duke pasur parasysh rrethanat që i janë parashtruar nga Albert Veliu, pasi e pyeti edhe për personalitetin e tij nga ku i kishte rezultuar se kishte qenë i dënuar për trafik droge, ka vlerësuar e ky person ishte jo shumë i besueshëm dhe në lidhje me atë që parashtronte, ka gjykuar të njoftonte SHISH-in. Besim Hajdarmataj, ka vlerësuar se do ishte më e dobishme që të merrte një informacion nga një strukturë ligjzbatuese, e cila të verifikonte edhe informacionin edhe personalitetin e personit të paraqitur përpara tij. Me sa i kujtohet, në vijim ka komunikuar me një oficer të SHISH, të cilit i ka thënë se, nëse do mblidhnin të dhëna inkriminuese të këtij personi apo personave të tjerë, të njoftohej në rrugë zyrtare me informacion me shkrim dhe në vijim, nga ana e Prokurorisë, të veprohej në formën procedurale penale. Nga aktet e administruara rezulton se strukturat e SHISH-it kanë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për të verifikuar pretendimet e Albert Veliut. Si bazë për kryerjen e këtyre veprimeve ka shërbyer informacioni i pretenduar nga vetë Albert Veliu, pas kontaktit të krijuar me këtë person nëpërmjet përfaqësuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. Punonjësit e SHISH-it, duke respektuar marrëdhëniet e varësisë së institucionit, kanë mbajtur qëndrime në përputhje me vullnetin e tyre dhe me vlerësimin e rrethanave e të informacioneve të disponuara, për të verifikuar vërtetësinë e tyre dhe për të ndjekur procedurat përkatëse. Qëndrimet e këtyre punonjësve janë pasqyruar në aktet përkatëse si vendime dhe raporte konkrete, të cilat janë hartuar dhe formalizuar në përputhje me vullnetin e tyre. Nga tërësia e këtyre veprimeve ka rezultuar se pretendimet e shtetasit Albert ishin të pambështetura në prova.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilda: 11/07/2020 09:10

    Kjo eshte prokuroria dhe drejtesia shqiptare, e njeanshme,ne sherbim te pd dhe destabilizimit te vendit. Per Saimir Tahirin kerkon 12 vjet burg se disa trafikante flasin ne telefon per nje Saimir shofer kamioni, kurse per keta qe e thurren mashtrimin dhe genjshtren nga fillimi ne fund, me ze e figure e pushon ceshtjen dhe na le edhe Salianjin te na beje moral ne tv. Neser keta mund te thurrin nje mashtrim tjeter ne dem te shoqerise. Atehere pse arrestohet Agim Kajmaku, per nje nderrim emri si gjysma e shqiptareve kur per grupin e struktuar te mashtrimit e pushon ceshtjen.

    Përgjigju
  • Babaleprokuroria .: 11/07/2020 06:57

    Kur Babalja deshmonte kunder ministrit ishte i besushem , kur deklaroi qe ishte inskenim per ca euro te premtuara nga ShQUP i , i shte mashtrus i pa besushem !

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/07/2020 20:07

    Pune babalesh e m*t halesh vajti kjo pune,shkopi i rene ne gjiris te h*les nuk e kap kurkush. Populli pret duke provuar vapen e virusin, pushtetaret ngopin e mbushin xhepat. Shtet leshi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë