Trump i përgjigjet 'F**k you-s' së De Niros: Një njeri me koeficient të ulët inteligjence

Trump i përgjigjet 'F**k you-s' së De Niros: Një njeri me koeficient të ulët inteligjence

Donald Trump dhe Robert De Niro

Aktori fitues i Oskarit, Robert De Niro  i drejtohet Presidentit të SHBA, Donald Trump në ceremoninë e ‘Tony Awards’ duke e sharë: “Para se gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”. 

Donald Trump ka reaguar kundrejt sharjes së De Niros duke i kujtuar aktorit që gjatë karrierës së tij ka ngrënë shumë grushta kokës nga boksierë të vërtetë dhe e ka vlerësuar atë si një njeri me koeficient të ulët inteligjence.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij.Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”- ka shkruar Presidenti në Twitter.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur

SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur