Në Nju Jork sot nis procesi gjyqësor ndaj Donald Trump, çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish-presidenti amerikan.
Duke iu drejtuar jurisë prej 12 anëtarësh, prokurorët ka të ngjarë të pretendojnë se Trump në vitin 2016 ka fshehur pagesën 130 mijë dollarë ndaj pornostares Stormy Daniels, që pretendon se kishte një përpjekje për të kaluar një natë me të, në një turne golfi vite më parë.
Prokurorët pohojnë se Trump ka tentuar të kompromentojë informacione rreth jetës së tij private nga qytetarët amerikane, para se ta votonin për president 8 vjet më parë.
Michael Cohen, një dëshmitar i rremë, ishte dikur avokati personal i Trump, por është kthyer kundër ish-presidentit dhe pritet të jetë një dëshmitar kyç për prokurorinë.
Gjyqi pritet të zgjasë rreth 6 javë. Trump ishte president nga 2017 deri në 2021 dhe është kandidati i pritshëm presidencial republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit.