Varrimi i Kaçifas, Rama: Greqia më sulmon se i hodha benzinë zjarrit, në Shqipëri se pranova në heshtje përdhosjen e vendit

Varrimi i Kaçifas, Rama: Greqia më sulmon se i hodha benzinë zjarrit, në Shqipëri se pranova në heshtje përdhosjen e vendit

Kryeministri i vendit, Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme në Bularat, kur edhe u varros ekstremisti grek i vrarë nga focat RENEA, Konstandinos Kaçifas. 

Në statusin e tij, Rama shkruan se është sulmuar nga të dyja palët pasi sipas mediave greke ai i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij, ndërsa sipas politikanëve dhe mediave shqiptare ai ka pranuar në heshtje përdhosjen e vendit. 

Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit.

Edi Rama, kryeministër 

Në mediat greke deklaratat e Ramës në lidhje me ngjarjen e Bularatit kanë bërë bujë. Shumë prej mediave më prestigjioze greke i kanë quajtur deklaratat e tij provokuese dhe primitive, reagime që nuk priteshin nga kryeministri i një vendi fqinj.  

Ditën e djeshme në fshatin Bularat të Gjirokastrës, iu dha lamtumira e fundit ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarresh më 28 tetor. Në fshat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari u përcoll drejt banesës së fundit  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor u parapri nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe u shoqërua me thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"! 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 10/11/2018 02:06

    Aferim ju çoftë,kjo asht rruga se si anmikun ta bajm MIK

    Përgjigju
  • Burgaxhi: 09/11/2018 18:20

    Sa te ka hije burgu ore tradhtar. Nje me qeline do te behesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët