Vazhdon në treg pija energjike pa leje/ Konsumatorët të çorientuar, s’dallojnë B52 pirate

Vazhdon beteja e pijeve energjike në tregun shqiptar. Përplasja sheh prej vitesh kundër njëra-tjetrës pijen B52, të prodhuar nga firma shqiptare "Arseni shpk" që ka regjistruar markën në Shqipëri përpara B-52-shit të prodhuar nga kolosi holandez Bavaria. Pas 10 viteve betejë ligjore, më në fund më 18 dhjetor 2017 Gjykata e Lartë i njohu Arseni shpk të drejtën e titullit të markës B-52, duke ndaluar Bavarinë (siç parashikohet nga konventat dhe nga ligjet ndërkombëtare) të shpërndajë në territorin shqiptar produktin e tij B52. 

Vendimi i Gjykatës që dëshmon fitimin e çështjes nga ana e Arseni shpk

Por Bavaria duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga biznesi i saj, kështu ka hedhur në treg një pije energjike që quhet 852 dhe siç e shikoni në këto pamje ka një konfeksionim dhe një logo identike me B52 që prodhonte më parë. 

PAMJE KRAHASUESE B52-852

Dhe meqë edhe 852 është konsideruar nga gjykata si abuzive, Bavaria ka fillura të prodhojë një tjetër pije me markën 8S2, që siç e shikoni përsëri është identike me B52-në e ndaluar.


LOGO 8S2

Po si reagojnë konsumatorët?  A i dallojnë ata diferencat mes këtyre 3 etiketave që në të vërtetë janë identike me B52 që sipas gjykatës në Shqipëri është tashmë pirate? Nga një investigim në terren të realizuar nga Report Tv, duket qartë se pijet me markën 852 dhe markën 8S2 janë identike dhe krijojnë konfuzion te konsumatorët: të gjithë janë të bindur në fakt se pija që kanë përpara quhet B52 dhe nuk arrijnë të gjejnë asnjë ndryshim. Por e vetmja B52 e autorizuar nga gjykata të qarkullojë në Shqipëri është një tjetër ndërsa ajo që ngatërohet me markën e ngjashme është e ndaluar dhe kështu duhet të jetë sipas ligjit edhe për të gjitha imitimet. 

B-52 te regjistruara ne Shqiperi

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri