Një pije energjike sipas një zyrtari të lartë të shtetit shqiptarë është çelësi për çeljen e negociatave në BE. Këtë zbulim që me gjasë do të gajasë edhe vete kryeministrin Edi Rama kur ta dëgjojë, e ka bërë Elvin Lako Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe patentave.

Deklarimi i Elvin Lakos është regjistruar nga kamerat te fshehta te emisionit Fix Fare gjatë një investigimi për mos zbatimin e disa vendimeve të gjykatës për çregjistrimin e një pije energjike B52 prodhuar nga kompania holandeze ''Bavaria'' që në fakt konkuron në mënyre të pandershme me pijet energjetike B52 të prodhuara dhe te regjistruar si marka nga firma shqiptare Arseni sh.p.k.

Por zoti Lako në vend të luftojë për ta respektuar të drejtat e produktit shqiptarë B52 të mbrojtura nga disa vendime të gjykatës, duket në siklet për të mos dëmtuar produktin pirat të firmës holandeze. Sipas tij, nëse pija energjetike holandeze nuk futet në tregu tonë, Shqipëria rrezikon negociatat për anëtarësim në BE.  

Unë e kam problem këtë se kjo B52-shi është ankuar qeveria holandeze, qeveria jonë ka qenë shumë e ndjeshme ndaj kësaj. Madje, ato (qeveria holandeze) thanë atëherë se do të kushtëzojnë dhe negociatat e BE-së, hyrjen dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë. 

Po. Ka ardhur me letër nga kryeministri që qeveria holandeze i ka vënë kusht Shqipërisë, që ndjekjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Atë logo që është shprehur Gjykata e Lartë. Unë kam siklet si do ja bëj kur të më thërrasin mua qeveria holandeze, dmth, i them unë: Kam zbatuar vendimin e gjykatës. 

Elvin Lako Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe Patentave

Firma Arseni sh.p.k ka filluar shume vite më parë një betejë nëpër gjykata ndaj kompanisë holandeze "Bavaria" për të mbrojtur markën B52. Po edhe tani qe odisea në gjykata duket që ka marrë fund me një fitore, megjithatë kompania Arseni SHPK, po përballet me këmbënguljen e kompanisë holandeze e cila vazhdon të veprojë në tregun shqiptar me një pije energjike tashmë pirate që çuditërisht përfiton nga mbështetja e disa institucione shtetërore që pretendojnë të veprojnë sipas standarteve të Bashkimit Europian. 


(Vendimi i Gjykatës që mbron markën B52)