Rama: Gati Vetting-u për politikanët dhe familjarët e tyre. Basha: Jo, familjarët të përjashtohen

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, është ndalur tek propozimi i kryedemokratit, Lulzim Basha, për një proces Vetting-u në politikë. Rama ka thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Kanë vrarë, kanë grabitur, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Në këtë sallë mendojnë që baxhanaku im ka marrë miliona, si sqarohet kjo tani, apo duke e lënë qeverisjen e duke u mbledhur në zyra e duke bërë komunikatat çdo orë për gomarllëqe që nxjerr nga goja PD, apo çizmja e PD që nxjerr nga qafa e këpucës., Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet. Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë. Ai vettingu tjetër të vazhdojë, këtë që i lindi në zemër Lulit unë jam gati ta bëjmë dhe ta fillojmë, nuk besoj që një komision bipartizan të merret me këtë, se do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria. Kam ngarkuar Taulant të komunikojë me Spahon, kam ngarkuar Don Agacon me Bylykbashin. Thllanzat dhe zogjtë e tjerë do fluturojnë njëherë e mirë nga ajo fole.

Jam gati qe nesër të ulem me Lulin, ai do thotë nuk ulem, unë do ta zgjoj, por nuk ka rendësi kjo, por që ai te beje punën. Ti ndajmë me libër shpie të gjitha, kush i ka me faqe që mungojnë ta fusë në sqetull e të mos merret me politikë dhe të qepë gojën.

Edi Rama, kryeministër

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak minuta më vonë, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se opozita është pro pastrimit të drejtësisë, politikës nga krimi, por ndryshe nga Vettingu per gyqtaret, prokuroret dhe policet, sipas propozimi te Basha ky proces nuk do përfshinte edhe familjarët e politikanëve.

Mënyra për pastrimin e politikës nga krimi është Vettingu. Opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimi i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin.  Shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar, duhet dhënë fund bashkëqeverisjes se Rames me krimin. Ligji është negociuar një herët.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të PD-së Basha

Madje edhe në pr/ligjin te paraqitur nga Partia demokratike ne Kuvend e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve. Në projektligjin e dorëzuar nga PD në Kuvend, shihet se PD kërkon që nga Vettingu të përjashtohen familjarët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Konkretisht, në Vetting do të kalojnë deputetët, kryetarët e bashkive, drejtuesit e insitucioneve dhe anëtarët e institucioneve kushtetuese që emërohen nga Kuvendi. Bashkë me ta, në Vetting do të kalojnë edhe kryeministri dhe ministrat, por jo familjet e tyre.

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

 2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

4. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

5. Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

6. Kushtet, rregullat dhe organet përgjegjëse për zbatimin e mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik, përcaktohen me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2 i pr.ligjit

 

Projektligji i dorëzuar nga PD në Kuvend për Vettingun e politikanëve

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi: 08/09/2018 02:41

    Po Rames do ti behet testi i droges

    Përgjigju
  • Popull: 08/09/2018 02:39

    RAMA I PERMENDI TE GJITHA BILE DHE VJERREN PO KRYESOREN NUK E PERMENDI GRUAN E TIJ LINDA QE KA DEPOZITUARA PARATE E RAMES NE BANKAT OFFSHORE QE ASNJEHERE NUK TE JAPIN INFO RRETH SHUMES SE DEPOZITUARA STOP VOTE PER ED RAMES GJAKPIRIN E POPULLIT

    Përgjigju
  • Llaqi: 08/09/2018 01:40

    Po Fatmir droga ?

    Përgjigju
  • Babalja: 07/09/2018 21:14

    Eh moj lule prap ta futi i gjati ate te gjatin.

    Përgjigju
  • durrsaku: 07/09/2018 20:07

    jo vetem veting (e tere familja) por dhe te tregoni ku i keni gjetur parat per studimet jasht. Jeni te tere mostra po te mos ishte per nderkombetaret si afganistan do ishi me gjith keta horra te ashtuquajtur te djatht apo te majt.Vetem nje gje eshte e sigurt qe te gjith jan hajduta ordiner e mbi te gjitha antishqiptar,

    Përgjigju
  • Dine: 07/09/2018 18:43

    Familjaret doemos dhe der ne kusheririn e shtate. Ekspert nga CIA FBI organet e inteligjences EU dhe mos harroni qe dosjet jane gati te hetuara deri ne detaj.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/09/2018 18:02

    U Lulaq te dinim has po na dole pras. Ja ke fut vetes dhe Rama te zgjat kastarvecin

    Përgjigju
  • redi: 07/09/2018 16:35

    Reagimi i Rames eshte ne kohen e duhur dhe shume i sakte . Lul mos e dridh ,po kerceje vallen qe nise deri ne fund . Politika nuk behet me akuza boshe por me fakte . Populli kerkon pastrimin e politikes dhe pasurite e grabitura ti kthehen popullit .

    Përgjigju
  • Keshia: 07/09/2018 16:27

    O Luli po sa bukur ta paska fut Edi more tani pse keshtu po do isha e mendimit do ti thoja po te isha une se ke dhe zjedhjet tani tani dole kot fare mos bej electorate se e ke humbur perseri sorry

    Përgjigju
  • Tirona: 07/09/2018 15:58

    Lulush deri dje te dhash te drejt per vetingun ne politik por sa te degjova sot e di si mu duke?tamam si Babooooolja.Qe je skile e dija po sot i vure piken o hajdut o vrases.Nuk bohet vetingu si do ti dhe Mona joooo do ta bejn Spaku dhe Byroja hetimit me nderkombetaret o loqe.

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 07/09/2018 15:44

    Per gjygjtaret po, per politikanet jo! Po pse politikanet jo o luli? T ishte ndonje qeveri e paster sdo kishit nevoje per veting se keni vjedh hapur.

    Përgjigju
  • Mala: 07/09/2018 15:37

    Gjithsesi Vettingu per politikanet,Por doemos edhe per familjaret e tyre.Ç'do te thoshte,nese familjaret e Berishes(me ose pa antiplumb),djali Shkelzeni,Vajza Argita e gruaja Liria(alias Sllobodanka), nuk i nenshtrohet bashke me Berishen Veittingut.Madje rreshti i krimineleve te tjere nga PD,Basha!gjeje vendinreshtimin.

    Përgjigju
  • O lulush: 07/09/2018 15:29

    Ti thua familjaret e tu ti mbajn milionat qe ke vjedhur e ?? Po ca te dukemi ne populli dele a ? Vjerri jot qe Ben pallat me leket e rruges kombit te shpetoj pa asnji problem e ti te behesh kryeminister e ? Je gjigant

    Përgjigju
  • Pse: 07/09/2018 15:28

    Jo edhe familjaret?pse ka frik ky pederasti.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 07/09/2018 15:04

    O Shqiptar shikoheni qelbësirën lul kriminel shal ngjitmin. Ky thot familjarët të përjashtohen se miljonat e vjedhura nga Shqiptarët e varfër ti lihen këti krimineli idjot ordiner që thot 7×7=42. A e kuptoni ju këtë idjot ky mendon se Shqiptarët jan idjot si ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë