"Protestoj nëse nuk ikin shefat e policisë", Rama përjashton nga PS deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani

Tiranë- Një ditë pasi deputeti i Kurbinit reagoi ashpër dhe kërkoi shkarkimin e drejtuesve të policisë pas ngjarjeve kriminale atje, kryeministri Rama kërkon përjashtimin e tij. Gjetan Gjetani nuk ka qenë sot i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ndërsa kryeministri e ka quajtur pocaqi reagimin e bërë prej tij. 

Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së.

Kryeministri Edi Rama

Sipas të parit të qeverisë, Partia Socialiste nuk duhet të mbajë në gjirin e saj njerëz me sjellje të tillë, vetëm për numra.

Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra.

Kryeminsitri Edi Rama

Në nisje të asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar hapur se PS-ja, sidomos në rrethe duhet të reformohet. Sipas tij, drejtuesit e PS-së duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre për të punësuar njerëz në shtet.

Të themi një të vërtetë, partia në territor është larg të qënit PS që duam për sfidat që kemi përpara larg të qënit partia që kryen funksionet e patjetërsueshme të komunikimit dhe ndërmjetësimit me ata që na kanë besuar. Madje pa e tepruar aspak mund të thuhet se shumica e drejtuesve e kanë braktisur detyrën, janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme, bie ndesh me betimin që unë dhe të gjithë kemi bërë për ta çuar tepsinë për skrap.

Kryeministri Edi Rama

Kujtojmë që deputeti i PS, Gjetan Gjetani ka dalë dje kundër policisë në Kurbin dhe paralajmëron se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të jetë i pari që do dilte në protestë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
E përjashtoi Rama pas sulmeve ndaj policisë, Gjetan Gjetani: Vendimi i padrejtë, kam qenë me PS në ditët më të vështira

Gjetan Gjetani ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste me vendim të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat, deputeti i Kurbinit thotë se vendimi është i padrejtë dhe arrogant. Gjetani shton gjithashtu se socialist nuk e bëri Edi Rama por ka qenë me të majtën edhe në ditët më të vështira të PS-së. 

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve. 

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve. Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye. 

Gjetan Gjetani, deputet i PS

Deputeti i PS në Qarkun e Lezhës, Gjetan Gjetani një ditë më parë bëri një deklaratë të fortë duke akuzuar policinë e Kurbinit si të korruptuar dhe të paaftë. Ai tha se nëse policia nuk i nënshtrohet ndryshime, do dalë në protestë. Reagimi i Gjetanit erdhi pas dy vrasjeve në pak orë në Kurbin, 14-vjeçarit Adriel Sala gjatë një sherri mes adoleshentëve dhe 27-vjeçarit, Indrit Pepa, të cilit iu bë atentat pranë shtëpisë për hakmarrje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Victori: 07/09/2018 20:29

    Kryeministri e beri nje gabim te madhe qe perjashtoi deputetin e PS. Rama dö te pendohet per kete gjest tejet naiv.

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/09/2018 15:04

    Zoti Kryeminister.Nuk guxojme dot te hapim televizorin se vetem vrasje degjon.Ngrini institucionet e drejtesise nje sekond dhe me psre.Fusni doren e zeze ne veprim kunder krimineleve se po ju del situata jashte kontrollit.Kjo behet vetem me ndihmen e FBI.Kerkojeni kete ndihme tek partneri strategjik meqenese nuk ka denim me vdekje,se shqiptaret po shperfytyrohen nga kjo masaker e perditshme.Ndryshe po marrim fund si komb.A do dale ndonje burre shteti te mendoj per interesat kombetare apo vetem per veten e tyre.Mendoni per brezat e ardhshem se jemi ne udhekryq.

    Përgjigju
  • Fredi: 07/09/2018 14:21

    Propozoj qe ceshtjen e shokut Gjetan t'ja kalojme organeve te sigurimit te shtetit. Neni 55 per Agjitacion dhe propagande. Informatorin qe shiti policia ne Tepelene ta shpallim hero.

    Përgjigju
  • Ops: 07/09/2018 13:34

    Tani arritet ne nivelin e neveris , si ne kohen e gjysherve dhe baballarve tuaj, e perjashton pse tha nje te vertete, rehabiliton fredin ae i tha lideri i 3 ne bote

    Përgjigju
  • Hipoteka: 07/09/2018 13:16

    Ndaj Gjetan Gjetanit duhet te ngrihet nje grup hetimor per Korruption ne hipoteke . Kurbini nuk Mund te behet prone e nje gjetanuci te korruptuar . Gjetanuc mbarove.

    Përgjigju
  • agim: 07/09/2018 13:08

    Shkurt ju Rama nuk jeni as per kryeministyer s per kryetar Partie. Shkurt je nje hu gardhi qe ke uzurpue shume dhe kot. Ne djalle vafsh vetem rrugen e hapsh

    Përgjigju
  • Bee: 07/09/2018 12:59

    Parti edver jemi gati kurdoher

    Përgjigju
  • alfa: 07/09/2018 12:35

    po kur qeka keshtu filozofia, pse deputete e tu kane dale ne fushata me premtimin se po erdhem ne pushtet do ju punesojme te gjitheve ju qe na besoni voten, ti i pari sduhet ta kishe bere! kjo do te thote qe ti i pari i ke mashtruar njerezit per te hipur atje ku je, po do biesh serish kjo eshte e sigurte.

    Përgjigju
    • Imajti nga lezha: 07/09/2018 14:05

      Mbeshtetje per Deputetin Gjetan Gjetani,i cili eshte i vetm ze kritik i ushtareve ne kazermen politike te Rames.Rama dhe Berishizmi nuk e njohin zerin e lire ne parti,qeveri e shtet.Ata jane autokrat.Per ngjarjet e ndodhur policia spaska fare pergjegjesi,rama tu jap dekoraten gjeneraleve ne polici dhe shefeve te komisarjateve,ndersa populli ne zgjrdhjet lokale 2019 ti japi nje hu te mire Rames sic ja dha berishes duke e shporrur nga politika dhe kryenogacjotor te droges e te korrupsjonit Mese dot mare Ramizmi votat ne qarkun e Lezhed me Pirun Ndreun,apo me Fufin qe mban alaca te fshehta duke i bere presjon opozites dhe te majtes socjaliste.Populli i din keto gjeta zoti Rama aji nuk ha bare,por dota ver kollaren ne qershor 2019

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari