Video / Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja ç'bën efektivi i Policisë Bashkiake

Video / Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja ç'bën efektivi i Policisë Bashkiake

Polici bashkiak duke ndihmuar qytetarin me aftësi të kufizuar të kalojë rrugën

Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë zonës së njohur si Tajvani.

I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e një prej efektivëve të patrullës së Policisë Bashkiake me shërbim në atë zonë, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar zotërinë duke e kaluar të sigurt kryqëzimin.

Ky veprim është përshëndetur nga mjaft kalimtarë të rastit, ndërkohë që video është kthyer në virale në rrjetet sociale. Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.Momenti ku punonjësi i policisë bashkiake ndihmon qytetarin me aftësi të kufizuar për të kaluar kryqëzimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ncncncnfn: 13/05/2018 21:22

    Kur do e lini kete bojatisjen per keta qe vetem Lana i lan?! Se s'hane gur njerezit.

    Përgjigju
    • Eri: 14/05/2018 10:47

      Po pse s'te vjen mire o qurrash i Thurrjes?! Apo ju duhet vetem imazhet kur policia u merr mallin fshatareve pasi i ka paralajmeruar 5 here me perpara te levizin nga trotuaret ku shesin si ne nje vend te Lindjes se Mesme? Zhulsa qe ju vret syte e bukura dhe rregulli.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia