Greva e urisë së naftëtarëve ka hyrë në ditën e 8. Gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rënduar teksa disa prej tyre kanë shfaqur probleme serioze.

Në vendin ku ata strehohen kanë mbërritur dhe disa mjekë të cilët i kanë vizituar. Shumë prej kanë shfaqur probleme me tensionin, zemrën, marrje mendsh.

Ata nuk duan të shkojnë në qendrën shëndetësore pasi i druhen infektimit nga koronavirusi. Grevistët i bëjnë thirrje politikanëve që të ndërhyjnë për situatën e tyre.

Një prej mjekeve thotë se ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për mjekim të menjëhershëm.