Vrasja në Laprakë/ Kush është Erion Benga, i riu shantazhoi 2 vite më parë ish-të dashurën për 2 mijë euro

Vrasja në Laprakë/ Kush është Erion Benga, i riu shantazhoi 2 vite më parë ish-të dashurën për 2 mijë euro

Foto nga vendi i ngjarjes

Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë detaje nga e shkuara e Erion Bengës, të riut që ngeli i plagosur sot në vrasjen në Laprakë. Mësohet se Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.

Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.

Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë. 

Sot ai u plagos në atentatin që ndodhi në Laprakë, ku mbeti e vrarë, 17-vjecarja Griselda Gjinkolaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 27/12/2018 13:59

    Ne vend te kesaj vajzes duhet te kish ikur ky benga se nje halabak paska qene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan