Vrau Marjo Majollarin, arrestohet në Kosovë Kastriot Gjuzi

Kastriot Gjuzi, personi që dyshohet se vrau me 3 plumba Marjo Majollarin është arrestuar. Gjuzi është ndaluar mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë, në doganën e Vermicës pranë Prizrenit. Ai u arrestua pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin. Në policinë e Kosovës 40-vjecari ka dhënë një identitet të rremë, por pas disa verifikimeve që bënë autoritetet kosovare zbuluan se bëhej fjalë për Kastriot Gjuzin, të shpallur në kërkim nga Shqipëria për vrasjen e Majollarit 9 ditë më parë.

Menjëherë Policia e Kosovës ka lajmëruar homologët shqiptarë dhe brenda pak orëve, 40-vjeçari që më parë ka pasur emrin Petrit Gjuzi i është dorëzuar Policisë Shqiptare dhe është sjellë në Tiranë. Burime nga Policia e Shtetit thanë se Gjuzi po tentonte të kalonte në Kosovë dhe më pas drejt Europës, për ti shpëtuar arrestimit pasi vrau Marjo Majollarin. Edhe Policia e Kosovës në një lidhje telefonike për Report Tv ka konfirmuar arrestimin e Kastriot Gjuzit dhe më pas dorëzimit të tij Policisë Shqiptare.

Mbrëmë në Vërmicë, është ndaluar një shtetas i Shqipërisë pasi ka kaluar ilegalisht kufirin. Policia e Kosovës të njëjtin person e ka dorëzuar tek autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e tëra që mund të themi deri tani. Beosj që të gjitha detajet e tjera ju mund t’i merrni nga autoritetet kompetente.

Për momentin ne mund të konfirmojmë vetëm që ai është ndaluar për kalim ilegal kufiri dhe janë kryer të gjitha procedurat e tjera, janë realizuar nga policia e Kosovës, sipas asaj që parashikon ligji. Ju e dini që policia e Kosovës ka një bashkëpunim me të gjitha autoritetet, përfshi edhe ato të Shqipërisë, dhe ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha rregullat që parashikohen me ligj dhe me marrëveshje të barabarta.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës

Menjëherë sapo vrau Marjo Majollarin mbrëmjen e 10 prillit, Kastriot Gjuzi dyshohet se u largua në drejtim të zonës së Dajtit. Më pas ai mendohet se është ndihmuar edhe nga një person tjetër për t’u larguar në drejtim të Kosovës. 40-vjeçari i bëri pritë Marjo Majollarit vetëm pak metra larg banesës së këtij të fundit.

Shkak i kësaj vrasje mendohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2000 babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzin, si dhe Armando Nelajn. Pikërisht për këtë ngjarje Kastriot Gjuzi ka vendosur të hakmerret duke vrarë djalin e Avni Majollarit, 18 vite më pas, pavarësisht se Marjo Majollari nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/04/2018 23:01

    Mos te pranohet gjykim i shkurtuar. Cojeni ne nje qeli me babain vrases te atij te shkretit. Aty le te shqyhen si qente. I mori jeten ne kulmin e rinise atij qe nuk e meritonte.

    Përgjigju
  • Kalbeni: 19/04/2018 11:35

    Kalbeni ne burg pleren

    Përgjigju
    • Pashko: 19/04/2018 16:16

      Ky ka vrar per gjakmarrje dhe denohet automatikisht burg perjet ne baz te ndryshimeve qe jan Ber

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm