Vrasje për hakmarrje në Tiranë, ekzekutohet i riu me tre plumba me silenciator/ FOTO+VIDEO

TIRANE- Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një rrugicë në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 –vjeç, banues në Kinostudio. Sipas gjasave i riu është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy vetë, po për hakmarrje para 18 viteve.

Burimet pohojnë se viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Autori e ka qëlluar tre herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë në vendgjarje nuk është gjetur arma e krimi. Policia ka mbërritur në vendin e  ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Dajtit, ku dyshohet se janë fshehur autorët.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe shoqëruar 5 dëshmitarë që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, pasi zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie. Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë në errësirë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun.

Policia heton pistën e hakmarrjes
Policia e Tiranës ka përqëndruar hetimet në pistën e hakmarjes, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Babai i viktimës, Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje për hakmarrje, ndaj edhe ngjarja e djeshme dyshohet se ka lidhje pikërisht me hasmërinë. Viktima nuk ka precedent penal dhe një fakt i tillë përforcon pistën e parë të hakmarrjes ku po hetohet. Vrasja e djeshme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjes të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla, ndërsa autorët u arrestuan.

Ja cilët vrau Avni Majollari në 2000
Babai i viktimës është dënuar përjetë për dy vrasje të ndodhura në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim prej 14 vitesh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Në këtë ngjarje kriminale është gjetur fajtor dhe shtetasi Endrit Majollari, i cili është dënuar me 10 vite burg dhe ende vijon të jetë në arrati. Mësohet se gjatë momentit së arrestimit të Avni Majollari, ky i fundit mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh.

Viktima kërkoi azil në Suedi
Viktima e atentatit të djeshëm në Tiranë, Mario Majollari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Suedia. Në 2015 ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil, pasi i trembej hakmarrjes. 28-vjeçari kishte frikë se pas dënimit të babait të tij për dy vrasjet, do të kishte një hakmarrje ndaj tij, por kërkesa u refuzua duke e kthyer në Shqipëri. Pasi kanë mësuar kthimin e tij në Shqipëri, autorët kanë organizuar vrasjen.

Njoftimi i policisë për vrasjen në Tiranë
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç. Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.  Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:15
Studioi për turizëm dhe kërkoi azil në Suedi nga frika/ Profil i të riut që u vra në Kinostudio

Mario Majollari mbeti i vdekur sonte nga një atentat që iu bë pranë banesës në Kinostudio. Nga dyshimet e para, pista kryesore mbi të cilën po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është i dënuar me burg përjetë për dy vrasje në 2000.

Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil, por kërkesa u refuzua në Suedi dhe i riu u kthye në Shqipëri. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin, të cilin e konkretizuan sonte duke e ekzekutuar pranë banesës.

Ora 21:44
Atentati në Tiranë, viktima kërkoi azil në Suedi për hakmarrje, por iu refuzua

Viktima e atentatit të sotëm në Tiranë, Mario Majollari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Suedia. Në 2015 ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil, pasi i trembej hakmarrjes.

28-vjeçari kishte frikë se pas dënimit të babait të tij për dy vrasjet, do të kishte një hakmarrje ndaj tij, por kërkesa u refuzua duke e kthyer në Shqipëri. Pasi kanë mësuar kthimin e tij në Shqipëri, autorët kanë organizuar vrasjen.

Ora 21:32
Flasin fqinjët e viktimës: Menduam se ishin kapsolla, jemi të tronditur

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri Mario Majollari pranë banesës në Kinostudio. Fqinjët shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.

Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë.

Fqinji i viktimës

Ora 21:25
Vijon seriali i hakmarrjes, babai i viktimës i dënuar përjetë për dy vrasje për hasmëri

Sonte mbeti i vdekur Mario Majollari, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt, ndërsa motivi dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .

Ora 21:14
Tiranë, vritet me armë zjarri pranë banesës një person
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Usa emigrant: 11/04/2018 01:47

      Vdekja e te riut duhet te shikohet ne dy pista e para MINISTRIJA e JASHME duhet te procedoje shtetin suedes per refuzimin e vizes per efekt hakmarrje dhe si PASOJE personi u vra nga hakmarresit. JANE LIGJE NDERKOMBETARET TE TE DREJTAVE TE NJERIUT E dyta POLICIJA e xhafes duhet ta kishte ne mbrojtje viktimen Pershtypja ime per shtetin e Rames eshte qe nuk ka interes per keto probleme njerezit le te vrasin veten TE SHIKOJME CDO TE NDODHE I SYGJEROJ FAMILES TA COJNE KETE PROBLEM DERI NE STRASBURG PER REFUZIMIN E AZILIT

      Përgjigju
      • Swe emigrant: 11/04/2018 07:20

        Eshte e vertet qe ne te ballkanit na kthejne direkt dhe na refuzohet azili. Ktu mbajne vetem arabet. Problemi eshte se suedia nuk ka besim tek shteti shqiptar sepse historikisht eshte abuzuar me letrat per azil. Por po e pesojne ato qe vertet kane nevoje per azil.

    • Jdndnd: 10/04/2018 21:58

      Vetem ju "gazetaret" e "zbuloni" motivin akoma pa u kapur autoret e dyshuar. K

      Përgjigju
      • Vlora: 11/04/2018 08:31

        Ajde fredi ajde,tamam alla shqiptarshe,Po cte duhet historia ty si vrau babai djalit,Po sa qejf i kemi lajmet dhe thashethemet ne shqipraret,aty jan shuar 4 jet njerzizh 3 te vdekur dhe nje ne burg,nuk mundohemi te shkruajm qe duhet te ndalojn keto gjera,por jo pun e madhe sa e kush vdes mjafton te dim historin pse u vra si u vra ku u vra.keto na interesojn neve nuk na intereson qe ka kan vdekur njerez e do vazhdojn te vdesin.turp sa turp si jemi katandisur mjafton vetem thashethemi politika lajme dhe nuk pyesim per asgje kjo eshte jeta e shqiptarit

      • Fredi: 11/04/2018 00:38

        Cfare motivi mund te kete tjeter? Per shkak te detyres? Babai i arrestuar ne 2014 per vrasjen e kryer ne 2000. 14 vjet ne arrati me sa duket i ka trembur gjaksit. Ai u kap dhe eshte ne burg. Ky i shkreti ka ikur jashte, u kthye dhe e ekzekutua. Megjithate nuk dime historine e atyre vrasjeve dhe si ka mundesi qe babai i ketij ka ndenjur 14 vjet ne shqiperi i pa arestuar? Megjithe keto kamera verdalle nese eshte per hakmarrje do gjenden shpejt. Nese ka hesape te tjera atehere varet. Nje gje eshte e sigurt, situata e trazuar politike dhe destabilizimi trimeron krimin. Urojme qe policia te jete ne lartesine e zbardhjeve te ngjarjeve te fundit.

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

    Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur