124 gazetarë evakuohen nga Afganistani në Meksikë

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
25 Gusht 2021, 22:52

Një grup prej 124 personash, gazetarë nga Afganistani dhe anëtarë të familjeve të tyre, u pritën sot në Meksikë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme meksikane.

“Këta janë njerëz që rrezikuan jetën e tyre për të informuar, të cilët janë të përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe pavarësisë,” tha Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard në një ceremoni në Aeroportin e qytetit të Meksikës në prani të refugjatëve.

Ekipi, i përbërë nga gazetarë nga media të ndryshme afgane në Kabul, mbërriti në Meksikë pas një fluturimi 20-orësh nga Doha me një aeroplan të Katarit, i cili gjithashtu mbante fëmijë, sipas pamjeve të lëshuara nga Ministria e Jashtme meksikane.