Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotografitë e 22 personave më të kërkuar të qarkut të Tiranës. Akuza që rëndon mbi secilin prej tyre është ajo e vrasjes. Policia kërkon ndihmë për të gjetur vendndodhjen e tyre.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin "Komisariati Dixhital", duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”-shkruan Policia.