15 gushti i këtij viti shënon 250 vjetorin e lindjes të një prej figurave më të ndritshme të historisë botërore, Napoleon Bonapartit. Janë të pafund biografët që kanë shkruar për të, kronistë e bashkëkohës, që me kujtimet, opinionet, letërsinë, kanë përshkruar figurën, 52 betejat, ushtarakun, njeriun, dashnorin, diktatorin, shtetarin, reformatorin civil dhe administratorin, aventurierin dhe epokën. Për askënd tjetër nuk janë shkruar më shumë se për këtë gjeni.Historiani Alistar Hornerenditrreth 600 mijë tituj e autorë.
“Napoleon le Grand”, emri që sundoi Europën e çerekut të parë të shekullit 19-të, ka disa pika takimi me kombin dhe historinë tonë. Le ta fillojmë me origjinën, ku prej kohësh vijnë rrotull pohime të vjetra personazhezh jetësorë për stërgjyshërit e tij.
I.Rrënjët arbëreshe
Erdhi në jetë në vitin 1769 në qytetin Ajaçio të ishullit të Korsikës. Biografët shënojnë këto versione: se familja e Napoleonit kish emigruar në shekullin e 16 në Korsikë nga provinca e Toskanës; se familja ishte gjenoveze dhe kish emigruar në Korsikë në fund të shekullit 15-të; se familja Bonaparte ishte nga Trevizo.