TIRANË- Partia Socialiste vjen në garën e 11 majit me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasin figura të reja, si neomalsorja Marjana Koçeku (Agroturizmi Neomalsore) në listën e mbyllur të Shkodrës, apo Ardit Bido në listën e hapur të Vlorës. 186 emra janë ekipi i ri i PS, me 46 në listë të mbyllur dhe 140 në listë të hapur.
Vetë kryesocialsiti Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun Tiranë. Braçe e Majko në listë të hapur në Tiranë, apo Mimi Kodheli Olta Xhaçka, Anila Denaj. 12 drejtuesit e qarqeve që kanë vend të sigurt në listën e mbyllur, prezantuan para mediave emrat e kandidatëve për secilin qark.
5 figura të opozitës i janë bashkuar PS, Zamira Sina listë e mbyllur në Vlorë (e rekrutuar nga pd), Endrit Braimllari ish-sekretari i PL, Alban Zeneli Kukës ish-deputet i PD, Nusret Avdulla nga PDIU (Fier), Blendi Sulaj nga Partia Republikane.