4 vajzat jetime në Peshkopi bëhen me shtëpi të re

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
3 Shtator 2019, 20:12

Katër vajzat që mbetën jetime në Peshkopi, pasi prindërit humbën jetën nga një aksident në mars janë bërë me shtëpi të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e banesës së re të vajzave në Tiranë.

"A ju kujtohet fatkeqësia tronditëse e 4 vajzave të mbetura jetime në fshatin e vogël të Peshkopisë? Ato tanimë janë bërë me shtëpinë e tyre, falë solidaritetit me “Fundjavën Ndryshe” dhe Olta si deputete e zonës, është përkujdesur posaçërisht gjatë tërë kësaj kohe për kopshtin, shkollën, kujdesin mjekësor, pushimet e verës..."shkruan Rama.

r.k./Shqiptarja.com