650 pemë të mbjella në Krrabë, edhe pak ditë për ata që duan t’i bashkohen nismës

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
18 Mars 2018, 11:42

Tetë muaj më parë, si pasojë e zjarreve që prekën vendin gjatë stinës së verës, në Krrabë u dogjën një sasi pemësh, të cilat janë zëvendësuar këtë fundjavë nga zjarrfikësit e Tiranës. Duke iu bashkuar nismës për mbjelljen e pemëve, 117 efektivët e shërbimit zjarrfikës mbollën 117 rrënjë ulliri, duke e çuar në 650 numrin e pemëve të mbjella në këtë zonë.