Aksident në dalje të Tunelit të Elbasanit/ 'Benzi' përplas 'Golfin', 2 vajza humbin jetën, 2 të tjera rëndë

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
13 Shtator 2020, 22:43

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura. Një makinë tip 'Benz' më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip 'volkswagen', me targa AA 409 VE.

Në mjetin tip 'volkswagen' udhëtonin 4 vajza, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është shkatërruar totalisht dhe të 4 pasagjeret kanë mbetur të bllokuara në mjet.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar.

Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njërës prej vajzave i është vendosur një tub në gjoks për shkak të gjendjes më të rënduar.

Një nga të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volkswagen.

Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa vajzat kanë marrë plagë të rënda dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Automjeti është shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar. Të plagosurat u nxorën pas disa minutash nga zjarrfikësit. Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e traumave në Tiranë, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën.