Aksioni i AKU në Lezhë/ Sekuestrohet peshk dhe mish jashtë standarteve ushqimore (FOTO)

Peshku i sekuestruar nga AKU në Lezhë

1 / 4

Dhi e prerë në ambient të papërshtatshëm në Lezhë ( e sekuestruar nga AKU)

2 / 4

Peshku i sekuestruar nga AKU në Lezhë

3 / 4

Peshku i sekuestruar nga AKU në Lezhë

4 / 4
15 Tetor 2018, 13:42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet për të parandaluar shitjen e produkteve që nuk plotësojnë standartet ushqimore. AKU ka zhvilluar një aksion në Lezhë, ku janë konstatuar shumë subjekte që nuk përmbushnin kushtet për të vijuar aktivitetin.

AKU ka gjetur 4 shitës ambulantë të cilët kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore. 2 nga këto raste janë tregtim peshku në rrugë, ku janë sekuestruar në total 129 kilogramë peshk. Gjithashtu, AKU njofton se janë sekuestruar edhe disa kilogramë mish dhie dhe derri.