AKU bllokon 44.5 ton pije alokolike dhe ushqime në Tiranë e Shkodër (FOTO)

Mallrat e bllokuar nga AKU

1 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

2 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

3 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

4 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

5 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

6 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

7 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

8 / 9

Mallrat e bllokuar nga AKU

9 / 9
17 Qershor 2019, 09:20

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesisht me pije alkoolike, dhe një market në Tiranë, pa licencë, pa sistem gjurmueshmërie, shumica e ushqimeve pa etiketa, ose me etiketa që keqinformonin për aspekte të ndryshme shëndetësore.

Në Shkodër u bllokuan 44.5 ton (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) në një biznes aktiviteti i të cilit i ishte ndërprerë aktiviteti në shtator 2017. "Briland shpk" kishte prishur vulën e sigurisë nga inspektimi i mëparshëm - thekson AKU - duke shtuar se në vende të botës kjo shkelje përbën vepër penale, në Shqipëri ende jo. Në total ndaj dy bizneseve u vendosën 8 gjoba me vlerë 2.3 milionë lekë të rinj.

Masat e marra ndaj Briland ne Shkoder

Në bashkërendim me Strukturat e Policisë Shkodër, Drejtoria Rajobale e AKU Shkoder ushtroi kontroll në subjektin “Briland shpk” me aktivitet “Prodhim pije alkolike dhe jo alkolike” në Shkodër,  veprimtaria e të cilit ishte bllokuar nga kontrolli i datës 20.09.2017, nderkohe qe sipas sinjalizimeve subjekti vazhdonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të avokatit të subjektit, u krye inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) që vërtetojnë se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje te ligjit dhe duke shperfillur Urdherin e Bllokimit te organit kopetent te sigurise ushqimore.