Alibeaj: 100 të korruptuar përfituan nga amnistia, minuat punën e SPAK! Manja: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
9 Maj 2024, 12:01

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë ‘llogari’ për amnistinë penale. Me kërkesën e Partisë Demokratike u zhvillua interpelanca me ministrin e Drejtësisë, i cili iu përgjigj pyetjeve të PD-së.

Enkelejd Aliebaj ngriti pyetjen: Kush i bëri propozimet dhe a u konsultuan amendamentet me SPAK?

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja, nga foltorja e Kuvendit ka bërë me dije se të dënuar nga GJKKO nga amnistia penale kanë përfituar 20 të dënuar, ku 18 prej tyre janë liruar më 24 prill. Nga 20 të dënuar, ministri tha se vetëm 8 prej tyre kanë qenë të dënuar për veprat penale kundër veprimtarisë shtetërorë të kryera nga shtetasit ose punonjës shtetëror në shërbim publik, pra sipas ministrit nëpunës publik e jo zyrtarë të lartë.

Ndërsa 10 të tjerë sipas ministrit kanë qenë të dënuar nga GJKKO, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe falsifikim dokumentesh.