Dhuna në familje është një ndër problemet më të mëdha në të gjithë botën. Një artist në Turqi arriti të gjente një mënyrë ndryshe për të sjellë solidarizimin e njerëzve për këtë fenomen.
Sa i përket çështjeve në Turqi, shifrat e dhunës në familje tregojnë se rreth 40% e grave vuajnë nga dhuna e në disa raste kanë një fund tragjik.
Artisti dhe dizajneri grafik turk, Vahit Tuna i ndikuar nga këto probleme sociale vendosi të sjellë në vëmendje gratë që u bënë viktima të dhunës nga burrat e tyre vitin e kaluar dhe vendosi 440 këpucë në murin e një pallati të bardhë.
Artisti tha se është e rëndësishme të njohësh problemin që mund ta trajtosh atë si një individ. Sipas medias së huaj, projektet e tjera të Tuna gjithashtu do të kenë për bazë çështje sociale dhe ekonomike.











