Artisti turk ndërton memorialin e 440 grave viktima të dhunës

-3/0
26 Shtator 2019, 11:20

Dhuna në familje është një ndër  problemet më të mëdha në të gjithë botën. Një artist në Turqi arriti të gjente një mënyrë ndryshe për të sjellë solidarizimin e njerëzve për këtë fenomen.

Sa i përket çështjeve në Turqi, shifrat e dhunës në familje tregojnë  se rreth 40% e grave vuajnë  nga dhuna e në disa raste kanë një fund tragjik. 

Artisti  dhe dizajneri  grafik turk, Vahit Tuna i ndikuar nga këto probleme sociale vendosi të sjellë në vëmendje gratë që u bënë viktima të dhunës nga burrat e tyre vitin e kaluar dhe vendosi  440 këpucë në murin e një pallati të bardhë.

Artisti tha se është e rëndësishme të njohësh problemin që  mund ta trajtosh atë si një individ. Sipas medias së huaj, projektet e tjera të Tuna gjithashtu do të kenë për bazë çështje sociale dhe ekonomike.