Balla: Të rihapet dosja...komentuesit i kërkojnë llogari: po ju ku jeni, Saliu duhet të ishte në burg

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
3 Shtator 2020, 14:45

TIRANË- Pasi humbi gjyqin në Apel në SHBA, me gazetarin Guy Lawson, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon rihapjen e hetimeve për Shkëlzen Berishën si i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Sipas tij, ky vendim i drejtësisë amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën që mori 28 jetë njerëzish të pafajshëm. Megjithatë, në reagimin e tij, Balla është përballur me një lumë komentesh nga qytetarët të cilët "i kërkojnë llogari" se përse deri më tani nuk është ndëshkuar Berisha. Ata shprehen të zhgënjyer nga drejtësia e re, sipas së cilëve puna e parë që duhet të bënte SPAK ishte dërgimi i Berishës prapa hekurave.

r.k./Shqiptarja.com