'I përfshirë në trafikun e armëve'/Shkëlzen Berisha humbet në Apel gjyqin në SHBA përballë gazetarit amerikan për Gërdecin

Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë. Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain, thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

Vetë gazetari amerikan, Lawson, shprehej pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë:

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.

Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare.

Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec”, shprehej Guy Lawson.

Bazuar në librin e Guy Lawson, ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi edhe një film.

Pas filmit, Shkëlzen Berisha e paditi në fshehtësi Laqwson, duke kërkuar 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi. Por me vendimin e Apelit, marrin fund përpjekjet e Shkëlzenit në SHBA, ku drejtësia nuk pyet hsumë se djali i kujt je.

Siç ndodh në Shqipëri, ku edhe pas përgjegjës për vrasjen e 28 personave, ai s’u mor kurrë si i pandehur. Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga Shkëlzen Berisha, i cili thotë se gjyqi nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit. "Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besojë si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velisë pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media te tjera. Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Laëson por thjesht me faktin, qe nuk është provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar", shkruhet mes të tjerave në reagimin e tij.

Më poshtë, vendimi i plotë: BERISHA CASE APPEAL/ Tema.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arlinda: 03/09/2020 17:14

    C'NA E NXIRRNI KETE FYTYREQENI,,KETE MALOK NE GAZETE SE NA PERZIEN ZORRET....

    Përgjigju
  • Hahaha: 03/09/2020 16:09

    Shife shife o rrac muti menove se po ban gjygjin ne Shqipni jo mor legen Zoti asht i madh vonon por tash te erdhi rradha ty edhe familjes tane

    Përgjigju
  • asl: 03/09/2020 15:32

    Radhen me llogjike e ka drejtesia shqiptare,fakt me te dukshem se ky(çfare jane shkruajtur ne liber jane te verteta) nuk ka.Boll ka kercenuar Sali mafiozi deri tani,biles dhe portalet qe e perkrahin duhet te fillojne hetimet.

    Përgjigju
  • Fakovsky: 03/09/2020 14:44

    Me duket se mendon qe edhe ne

    Përgjigju
  • Bledi: 03/09/2020 14:40

    Kur nuk ke Gjin Gjonin and Co. Normal qe do I humbesh edhe ne apel se Amerika ka sistem drejtesie jo si ne vari lesht. Te qoft dheu I lehte o Zeni

    Përgjigju
  • Tir: 03/09/2020 14:25

    Lajm i bukur! Rruga eshte mese e hapur per ta zbardhur Gerdecin qe nga 2008 e deri me sot( arme e municione , vrasje masive, shkaterrim prone deri te boronica).Sypeshkaqeni i babit na paska dashur miliona nga gjykatat amarikane!!!! Llallat e pallat e gjykatave shqiptare iken o Zeni i babi kriminelit.

    Përgjigju
  • Juristi: 03/09/2020 13:33

    Cfare don me shume drejtesia e jone,cfare provash don qe nuk e arreston shkelzenin e te tjere per Gerdecin

    Përgjigju
  • Lavatriçja e pereve te pista: 03/09/2020 13:29

    Si shume dollar ka kekuar ky gerdeclliu, apo kaq pare i duheshin per te pastruar dhe bere te pastra paret e gjakut te gerdecit dhe te gjithe pslliqeve qe ka bere deri sot. Ky tipi shpresonte te gjente plepista edhe ne USA, qe te fitonte gjyqin ?

    Përgjigju
  • Namik: 03/09/2020 12:57

    Tani te mos abuzojme. Drejtesia amerikane tha qe padia ndaj autorit eshte e padrejte, nuk tha qe shkelzeni eshtei perfshire ne trafik, se nuk e ka ate tager. Per sqarim, Jo per ta mbrojt Zenin.

    Përgjigju
    • YYY: 04/09/2020 16:19

      Po autori cfare kishte thene, dhe me te cilat nuk ishte dakord Zeni? Nese autori nuk ka shpifur, do te thote se cfare ka shkruar jane te verteta. Nuk eshte ndonje ushtrim i veshtire logjik ky rast. Jo per te polemizuar me ju Namik.

    • meri: 03/09/2020 14:23

      Duhet pak per ta kuptuar.....,e ka then AUTORI I LIBRIT qe:SHKELZEN BERISHA ESHTE MAR ME TRAFIK ARMESH,dhe Drejtesia Amerikane i ka dhen te drejte AUTORIT....,sepse Autori i Librit eshte Gazetat INVESTIGATIV:

  • tony: 03/09/2020 12:49

    Kjo eshte drejtēsia e vėrtete dhe jo drejtesia e plepave tre mujore e sali viçidolit ne plepat për tre muaj jurist nuk ngeli bari malok e lopçar pa ubere jurist tē cilēt i shērbyen kastes mē degjeneruar dhe kriminele për 30 vite. Sipas vendimit te gjykatēs tē apelit amerikan i hap rrugën shumė oroçeseve gjyqsore kriminale qē deri tani e kanė mbrojtur ato që i bēri saliu juristē dhe besnikē te tij pėr gjith jetēn.Ky eshte njē vendim qē i hap rrugen spakut pēr gērdecin qē u vranē 26 njerez dhe qindra te tjerëte plagosur dhe nuk u dē nua njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes