Banda e famshme e rock-ut 'Crossbones' vjen me albumin e ri 'The Awakening'

'Banda' e muzikës rock 'Crossbones'

1 / 5

Kopertine, 'Banda' e muzikës rock 'Crossbones'

2 / 5

'Banda' e muzikës rock 'Crossbones'

3 / 5

'Banda' e muzikës rock 'Crossbones'

4 / 5

Olsi Ballta – vocals (themelues) i 'Bandës' muzikore 'Crossbones'

5 / 5
28 Maj 2019, 09:09

“Crossbones” është banda e vetme e muzikës rock/metal nga Shqipëria që përfaqësohet nga agjenci perëndimore të industrisë së muzikës. Gjithashtu, është e vetmja bandë që përfaqëson Shqipërinë në festivale dhe turne ndërkombëtare.

Ndërsa publiku do ta kujtojë me nostalgji albumin më të fundit të këtij grupi, “WWIII” (Lufta e Tretë Botërore) që është promovuar në festivalin “Bunk’Rock” të mbajtur në BUNK'ART në janar të 2017-s, këtë herë themeluesi i këtij grupi Olsi Ballta, bën të ditur për “Shqiptarja.com” daljen e një tjetër albumi. Albumi i ri titullohet “The Awakening” dhe do të bëhet preludi i një koncerti që do të mbahet më 1 qershor në Akademinë e Arteve. Albumi “The Awakening” do të interpretohet nga banda nga banda e mirënjohur shqiptare e muzikës rock/metal, e themeluar që prej vitit 1996.

r.k./Shqiptarja.com