BBC: Bunk’Art1 kapsula e betonit komunist, pse duhet vizituar, risitë në muaj në vazhdim

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
25 Qershor 2018, 14:14

Pas mediave prestigjioze si CNN, Al Jazera, The Guardian etj, rrjeti televiziv prestigjioz anglez, BBC, i ka kushtuar një reportazh të gjatë ish Bunkerit Antiatomik në Tiranë, sot një prej atraksioneve turistike në Shqipëri pas shndërrimit në BunkArt1.

Ky reportazh i BBC, ku në fokus është Bunkart1, të cilin që nga hapja e kanë vizituar mbi 250.000 persona, është një promovim i fortë i asaj çfarë ofron Shqipëria për turistët Britanikë.

'Bunkeri nuklear në Korenë e Veriut të Europës'. Ky është titulli i reportazhit, ku trajtohet me detaje historia e Shqipërisë komuniste, vendi më i izoluar në botë.

“Të frikësuar nga një pushtim i mundshëm, regjimi ndërtoi këtë bunker që ishte një sekret i plotë, ndërsa sot është kthyer në një atraksion për turistët”, thotë BBC.

Gazetarët britanikë sjellin për audiencën e BBC me detaje historinë e këtij bunkeri i ndërtuar posaçërisht për elitën e kohës komuniste. Në reportazh theksohet se ky bunker i njohur me kodin sekret “objekti 0774” për herë të fundit u përdor nga ushtria shqiptare në vitin 1999 dhe më pas u la në harresë.