Bizneset zyrtare, Suel Çela 'fukara', Plaurent Dervishaj me super lokal në qendër të Durrësit

Plaurent Dervishaj

1 / 7

Lokali i Plaurent Dervishaj

2 / 7

QKB e biznesit të Plaurent Dervishaj

3 / 7

QKB e biznesit të Plaurent Dervishaj

4 / 7

QKBe biznesit të Plaurent Dervishaj

5 / 7

Suel Çela nuk ka pronë të rregjistruar në emrin e tij në QKB

6 / 7

Suel Çela

7 / 7
6 Shkurt 2020, 21:08

Nga një kërkim i thjeshtë në QKR, rezulton se Plaurent Dervishaj, të cilit sot OFL i kërkoi të deklarojë burimin e pasurisë, është pronar i një biznesi bar kafe dhe lokal nate "Zodiac" në qytetin e Durrësit. Ky biznes është i regjistruar në QKR në 2016 në emër të Dervishaj.

Ndërsa në emër të Suel Çelës, edhe pse i ati është biznesmen, nuk ekziston asnjë biznes i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit. Ai është djali i Petrit Çelës, biznesmeni që zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit. Pikërisht në hyrje të këtij tregu agro-ushqimor ndodhi një përplasje e disa personave me policinë në vitin 2017.

Shumica e bizneseve të emrave të përfshirë në veprimtari kriminale rezultojnë në emër të palëve të treta dhe pikërisht me aktin normativ të OFL theksohet se ky hetim i thelluar pasuror do të shkojë përtej familjarëve, fëmijëve dhe bashkëjetueseve, deri te palët e treta.

r.k./Shqiptarja.com