Botërori/ Historike, Kroacia për herë të parë në një finale botërori, përballet me Francën mbrëmjen e 15 korrikut

1 / 34
2 / 34
3 / 34
4 / 34
5 / 34
6 / 34
7 / 34
8 / 34
9 / 34
10 / 34
11 / 34
12 / 34
13 / 34
14 / 34
15 / 34
16 / 34
17 / 34
18 / 34
19 / 34
20 / 34
21 / 34
22 / 34
23 / 34
24 / 34
25 / 34
26 / 34
27 / 34
28 / 34
29 / 34
30 / 34
31 / 34
32 / 34
33 / 34
34 / 34
11 Korrik 2018, 22:48

Historike për Kroacinë. Ballkanasit me 4 milionë banorë shkojnë në finale e Kupës së Botës “Rusi 2018”, për herë të parë në historinë e tyre, pasi eliminuan Anglinë në kohën shtesë, në sfidën e luajtur në Luzhniki të Moskës. 

“Tre luanët” e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Tripper i cili shënoi nga një gjuajtje e lirë prej një distance prej rreth 20 m, duke mposhtur Subasiç. Me fitoren e anglezëve mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa kroatët duken të paqartë në lojën e tyre. 

Por surprizat ishin rezervuar për në pjesën e dytë dhe kohën shtesë. Perisiç barazon shifrat në minutën e 68. Rezultati nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, çka bëri që ndeshja t’i drejtohej shtesës. Pikërisht në minutën e 108 ndodh drama për ishullorët. Madzukiç shënon golin e përmbysjes për Kroacinë, golin që bëri historinë dhe mrekullinë ballkanase.