Brenda trenit sekret të Kimit, diktatori lejon kamerat në mjetin e blindur që ecën me 60 km/h

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
29 Mars 2018, 17:52

Kanë dalë fotot e para të “trenit të dashurisë” të përdorur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un për t’u takuar me homologun e tij kinez.

Treni i blinduar që spikat nga ngjyrat e tij verdh e gjelbër dhe që u shfaq në Pekin të hënën është i njëjti që përdori babai i tij Kim Jong-il në maj të vitit 2000 kur ai udhëtoi gjithashtu për në Pekin për të t’u takuar me Jiang Zemin, udhëheqësi kinez i atëhershëm.

Sipas një raporti të Koresë së Jugut të vitit 2009, treni asokohe kishte rreth 90 vagonë të blinduar, me dy trena të ndarë që ecnin përpara dhe prapa tij për të rritur sigurinë.

Për shkak të peshës së tij, ai lëviz ngadalë dhe mësohet se arrin një shpejtësi jo më të madhe se 60 km/h, por në brendësi është relativisht me teknologji të lartë dhe luksoz.

Treni raportohet se është pajisur me sedilie luksoze, rifinitura druri të errët dhe ka një furnizim të bollshëm me alkool.