Çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Tyga...

-2/0
9 Tetor 2019, 09:42

Kylie Jenner ka konfirmuar ndarjen nga Travis Scott, me të cilin ka një vajzë.

Ata u ndanë, pasi Kylie u pa duke bërë një vizitë në studion e regjistrimit të ish-të dashurit të saj Tyga, por ajo e ka mohuar që ka qenë atje.

 “Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai”,  shkroi ajo duke mohuar takimin me Tygan.

Fansat e tyre mendojnë se Tyga po tallet me Travis, nisur nga një foto e fundit që ka publikuar reperi.

Pak ditë më pas Kylie u fotografua në një club nate dhe u fotografua shumë pranë ish-it të saj, Tyga-s dhe zërat nisën të shtohen edhe më shumë se diçka po ndodh.

Tyga ka postuar një foto, ku shikohen atlete të stilit që i vesh dhe Travis dhe mendohet se nuk është rastësi.